Pasuria, deputetët Doshi Angjeli e
Berisha me më shumë të ardhura

Tre deputetët me të ardhurat më të larta nga 140 ligjvënësit në Parlament, janë Tom Doshi, Anastas Angjeli dhe Sali Berisha.

Renditja vjen pas një përllogaritje që ka bërë instituti, ‘Open Data Albania’ e cila ka renditur Deputetët e Kuvendit sipas vlerave për të ardhurat e deklaruara për vitin 2015.
Baza kryesore ka qenë vetëdeklarimi i të ardhurave nga cdo deputet, shtesa apo pakësim të pasurisë për dymbëdhjetë muaj të vitit të fundit.

Bëhet fjalë për vitin 2015,
-ku Tom Doshi numeron 129.332.218 lekë te ardhura
-Anastas Angjeli            58. 138. 558
-Sali Berisha                 55.073.977
Suprize, Sherefedin Shehu, i katerti me 40.082.318 lekë te ardhura

Deklarimet e detajuara janë në rubrikën Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania. Transparenca dhe kontrolli publik përmes publikimit në format të mirë strukturor bëhet si pjesë e aktiviteteve të Programit Para Pushtet dhe Polikë (MGP).

Instituti ka përllogaritur të ardhurat sipas depozitave bankare, qerave, familjarëve, biznese apo sipërmarrje që ligjvënësi zotëron dhe deri tek e drejta e autorit, për librat që kanë shkruajtur.

Deputeti më i paguar për punë si deputet dhe të tjera angazhime profesionale, gjatë vitit 2015 rezulton zoti Anastas Angjeli, i cili ka të ardhura nga Kuvendi në vlerën dy pikë gjashtë milionë lekë, dhe të ardhura nga mësimdhënie në universitete jo publike rreth dy pikë nëntë milionë lekë.

Njëqind e katër deputetë kanë deklaruar se kanë të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e deputetit.  Ndërsa pjesa tjetër kanë dhe të ardhura nga paga dhe shpërblime edhe në detyra të tjera si anëtarë të Këshillit të Ministrave apo pranë institucioneve të edukimit universitar.

tabela


Njëmbëdhjetë Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë deklarojnë se kanë përfituar bonuse në vitin 2015. Vlerën më të madhe të të ardhurave nga bonuse e ka deklaruar Alban Zeneli, i cili ka përfituar tre pikë dy milion lekë  me Vendim të Këshillit të Ministrave si pagesë për shpenzime për mjekim. 

Anastas Angjeli dhe Edlira Cekrezi janë deputetët e vetëm që deklarojnë Të ardhura si Këshilltarë apo Anëtarë Bordesh për vitin 2015. 

Të ardhurat nga interesa nga depozita bankare, letra me vlerë dhe obligacione është një tjetër formë përfitimi të ardhurash. Janë tridhjetë e tre deputet që deklarojnë të ardhura të vitit 2015 nga ky burim. Deputeti me vlerën më të lartë të këtyre të ardhurave është deputeti Ben Blushi, i cili deklaron të ardhura nga obligacione në vlerën 2 437 986 lekë. Zonja Liljana Elmazi dhe zoti Genc Ruli pasojnë listën. 

interesa depozita bankare

Dyzetë deputetë të Kuvendit përfitojnë të ardhura nga qiratë. Deputeti që ka përfituar më shumë të ardhura nga qiratë është Astrit Veliaj me njëzet e pesë pikë shtatë milionë lekë. Piro Kapurani gjithashtu ka përfituar një vlerë të konsiderueshme si të ardhura nga qiratë, përkatësisht trembëdhjetë pikë tre milionë lekë. Pesëmbëdhjetë deputet rezultojnë me të ardhura nga qiratë më të larta se të ardhurat e pagës pranë kuvendit. 

qiradhenie epr deputet

Tek kategoria të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje rezulton deputeti Tom Doshi në krye të listës me njëqind e njëmbëdhjetë milionë lekë të ardhura nga bizneset. Eduard Selami deklaron të ardhura ne vlerë pesëdhjetë e gjashtë mijë dollarë amerikan  nga një biznes në SHBA dhe Dashamir Peza deklaron të ardhura nga biznesi prej dy pikë katër milion lekë. Të tjerë deputet kanë të ardhura të sipërmarrjeve, bizneseve dhe ndarje e dividendëve, por ato janë të kategorizuara si të ardhura të personave të familjes. 

te ardhura nga biznese

Publikimet dhe e Drejta e Autorit, janë një tjetër mënyrë përfitimi të ardhurash. Edi Rama kryeson listën e kësaj kategorie me dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë lekë, të ardhura nga krijimtaria e tij artistike shitur dhe arkëtuar në vitin 2015. Kjo vlerë është përfituar nga shitja e librit “Kurban” gjatë këtij viti, si dhe nga shitje të veprave artistike.

Kryeministri njëkohësisht deputet ka specifikuar se kjo është vlera neto e përfituar pasi janë zbritur tatimet mbi të ardhurën personale. Ben Blushi  mban vendin e dytë në renditje me  dy milion lekë të ardhura. Një vit më parë 2014, shitjet e librave për Ben Blushin garantuan pesë milion lekë të ardhura përmes UET dhe Fondacionit për Liri Ekonomike. 

te ardhura edi rama

Renditja e deputetëve sipas të ardhurave më të larta të personave të familjes, kryesisht bashkëshortë apo partnerë e kryeson zoti Anastas Angjeli, pasi zonja Greta Angjeli ka siguruar gjatë 2015 të ardhura vetëm nga punësimi pranë AAEF vlerën njëqind e njëzet e pesë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër dollarë. Familja Angjeli kryeson në renditjen sipas kategorisë të ardhura nga persona të familjes së deputetit, pasuar nga familja Berisha, familja Ruci dhe familja Dokle. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike