Partia Demokratike ka sulmuar këtë të hënë kryeministrin Edi Rama në lidhje me pasurinë e deklaruar.
Zëdhënësja Ina Zhupa deklaroi në një dalje publike nga selia blu se kreu i ekzekutivit nuk ka ndërmend që të plotësojë kërkesat e studentëve që protestojnë, pasi nga kjo çështje nuk ka para për të përfituar.
Edi Rama nuk ka ndërmend të plotësojë kërkesat e studentëve, për një arsye të thjeshtë: aty nuk ka aq shumë lekë për të vjedhur. Lekët e studentëve kryeministri i ka vjedhur prej kohësh përmes Ligjit të Arsimit të Lartë dhe sot vetëm tallet me studentët. Për Edi Ramën ka rëndësi vetëm ruajtja e standardit të jetës mes luksit: Luks në shtëpinë e tij në Surrel, luks në zyrën kryeministrore me salla masazhi dhe dhoma puroje, luks me studion e punëve private me oxhak 18 mijë euro.
Ina Zhupa, Zëdhënëse e Partisë Demokratike
Zhupa tha gjithashtu se Rama duhet të heqë dorë nga përdorimi i gruas së tij si mburojë për pasurinë e fshehur, e më tutje u deklaroi në mbështetje të qëndrimit të saj se sipas një dokumenti të brendshëm të OSBE-së, Edi Rama, për 11 vjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës, zotëronte në vitin 2015 një pasuri të fshehur 200 milionë euro.
Edi Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë. Ai thotë se tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja. Dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë superluksoze e paska ndërtuar me kursimet e gruas. Madje edhe në bankën me pronarë fantazëm në parajsa fiskale e ka vënë në emër të gruas. Edi Rama ka bërë zgjedhjen më burracake, duke vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë. Kryeministri ka detyrimin të shpjegojë pse luksi real dhe pasuria e tij nuk përputhen me deklaratën e pasurisë.
Ina Zhupa, Zëdhënëse e Partisë Demokratike
Zhupa u shpreh në fund se përdorimi si mburojë politike e gruas së tij është prova e degradimit të një kryeministri që e ka përdorur pushtetin për të varfëruar edhe më shumë shqiptarët, për t’i detyruar të largohen të pashpresë nga vendi dhe për t’u pasuruar me babëzi e lakmi të pafundme për vete.
Meqe Rama padka paduri te " fshehur" prej 200 milion euro , pse llapni kot neper podiume , pregatisni oadine dhe cpjani prokurorise . Apo nuk guxoni se jane thenie tip babale dhe keni frike mos te ju coi Rama ju ne gjygj . Populli krijon besim tek opozita betem kur thoni te verteten dhe jo serial babalesh
Përgjigju