Pasuria e dyshimtë, gjykata nuk konfiskon pronat e Fatmir Kajollit

Lirohen nga sekuestroja 24 pasuri në emër të Fatmir Kajollit dhe familjarëve të tij. Vendimi për lirimin e pasurive të bllokuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është marë javën e kaluar nga Gjykata, e cila ka refuzuar kërkesën e akuzës për të konfiskuar dhe kaluar në administrim të shtetit, 26 pasuri të Kajollit dhe familjarëve të tij.

Trupi gjykues i Gjykatës për Krime të Rënda ka refuzuar të pranojë kërkesën e përfaqësuesit të prokurorisë për konfiskimin e pronave, duke bërë që 24 nga 26 pasuri të sekuestruara t'i kthehen sërisht ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak në Fier Fatmir Kajolli.

“Shqiptarja.com” mëson se dy nga pasuritë që gjykata ka pranuar t’i konfiskojë Kajollit, janë vetëm dy kompanitë “Citadella” dhe “Aba 2011”, që të dyja këto kompani me aktivitet tregtar të pezulluar. Ndërsa për sa i përket pronave në bregdetin e Semanit dhe vende të ndryshme të Fierit, të gjitha pasuritë janë liruar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Kajolli njihet si një biznesmen me precednetë penale i dënuar në itali dhe Shqipëri, dhe që kohët e fundit ka qënë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Fier, duke mbrojtur interesat e Partisë Republikane.

Pretendimi i prokurorisë gjatë fazës së gjykimit të kësaj çështje ka qënë se Kajolli i ka siguruar këto pasuri në bazë të të ardhurave të siguruara nga aktiviteti i tij i paligjshëm në Itali, ku rezulton se është dënuar 2 herë për veprat penale të pjesëmarrjes në “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje e ligjit për lëndët narkotike”.Në bazë të aktit të ekspertimit,vlera e aseteve në pronësi, kryesisht të ish-bashkëshortes së Kajollit, shtetases Majlinda Çuko, arrin në vlerën e rreth 1.1 miliardë lekëve të reja.

Shitje dhe dhurata
Sipas hetimit pasuror të kryer nga Prokuroria për Krime të Rënda, rezulton se vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së familjarëve Kajolli, është përfituar në bazë të një kontrate shit-blerje. Konkretisht, rezulton se shtetasja Majlinda Çuko ka blerë nga bashkëshorti i saj, Fatmir Kajolli, truallin me sipërfaqe 4500 m2 dhe ndërtesën me sip.1686 m2, në vlerën 900.000 lekë.

Kjo vlerë shitjeje është shumë herë më e ulët se sa ka rezultuar nga një vlerësim i saj, i bërë nga vetë familjarët Kajolli, gjatë procesit për marrjen e një kredie sipas vlerësimit të realizuar nga ekspertë të zgjedhur prej familjarëve Kajolli, vlera e truallit dhe ndërtesës ishte 450.000 euro.

Po ashtu, Majlinda Çuko rezulton se ka blerë edhe pasurinë pyll, me sip. 580.000 m2, me vlerë 60.000.000 lekë. Ndërsa,e gjithë pjesa tjetër e pasurisë, e cila llogaritet në rreth 1.5 milion m2 katrorë pyje e tokë arë, rezulton se është e fituar nga shtetasja Majlinda Çuko (Kajolli) në bazë të akteve të dhurimit.

Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme se kontratat e dhurimit janë të gjithë të kryera në mënyrë fiktive. Këto prona, fillimisht janë përfituar nëpërmjet akteve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nga një fshatar i Darzezës Q.D. Ky person, në veprimet e tij me Agjencinë, është përfaqësuar ligjërisht nga ana e shtetasit Fatmir Kajolli. Pasi ka regjistruar pronat në emrin e tij, shtetasi Q.D. ka kryer veprime shit-blerje me disa persona të tjerë për pjesën më të madhe të pasurisë.

Bizneset të ardhura minimale
Më tej,si shtetasi Q.D., ashtu edhe blerësit e rinj të këtyre pronave, ia kanë dhuruar të gjithë trojet, pyllin dhe tokën arë, shtetases Majlinda Çuko (Kajolli). Të gjithë veprimet nga vendimet e Agjencisë së Kthimit të Pronave dhe deri tek aktet e dhurimit në favor të Majlinda Çuko, janë kryer në një afat të shkurtër, disa-mujor, në vitin 2010.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se, edhe për pronat e siguruara në bazë të kontratës së shit-blerjes, familjarët Kajolli nuk kanë pasur të ardhura të ligjshme, të cilat mund të justifikonin blerjen e aseteve. Kompanitë private “Citadella”, “ABA 2011”, INTERNATIONAL PARKING 2011” të regjistruara në emër të familjarëve Kajolli,kanë siguruar fitime minimale, të cilat nuk plotësojnë vlerën e aseteve të blera.



/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 22/11/2019 23:48

    Pse beheni xheloza o njerez fatmiri ka cuar gruan ne itali per prositut dhe ka ber lek dhe bleu prona ...haha bydhqiri mutit do te vij dita edhe ty fatmir qe te qihet motra ..

    Përgjigju
  • Haxhiu: 08/05/2018 18:39

    FIERI do kulluar no me shish POR me site .Kajolli eshte kosovar KU I GJETI TOKAT KUSH JA la SEMANIN ?? ZEQO , VANGJEL NDREKO APO ILIR DUSHI me te SHOQEN veziren .EDI RAMA TE MOS BEJ KOMEDI DUKE BREDHUR QYTETEVE .KA KO..QE TE VER DREJTESI ? NUK KA .I KA PRAPA .POSHTERSITE KOMUNISTE U KTHYEN NE PASHTERSI SOCIALISTE TE KRIMINELEVE QE PAGUAJNE POLITIKANET PER TU VOTUAR DHE..KJO ESHTE KATRAHURA .

    Përgjigju
  • xhimi: 08/05/2018 15:17

    ore ca veting leshi thuhet se po bejne ky moter q,,ka shkaterruar fierin ky hajdut kriminel te gjitha i ka,cojeni ne itali ka 20 vjet burg per te bere,keta gjykatesit ne shqiperi nuk ven tru,kjo tregon qe kriminelat bejne pall,.robet gjyqtareve ku ti kene,.

    Përgjigju
  • peoples: 08/05/2018 13:48

    Myzeqaret vendas nuk kane toke Kosovari mer toka pyje dhe behet pronar i myzeqese.Do hurin ne bythe ai qe gjykoi kete ceshtje.

    Përgjigju
  • Glaukus: 08/05/2018 13:08

    Kush ishte Trupa Gjykuese ? Kush janë emrat e gjyqtarëve të korruptuar ? Një truall që e vlerëson vet 450.000 Euro dhe ia shet bashkëshortes 900.000 Lekë është pastrim parash i pastër. Cfarë janë gjithë këto ara të dhuruara ? Kush ia dhuroi ? Ku i gjeti që ia dhuroi ? Keni rastin të ndihmoni Shqipërinë të nderuar gazetarë të Shqiptarja.com, ju lutem hetoni e mos e lini me kaq këtë cështje se janë toka që na përkasin të gjithëve.

    Përgjigju
  • Faik: 08/05/2018 12:28

    Ju Lutem Shqiptarja.com i PUBLIKONI Emrin GJYQTARIT dhe PROKURORIT që kanë ndërmarë këtë veprim , dhe Urgjent REPORT TV sot të bëj EMISION për këta BANDITË sot me DENIS MINGËN. Të Dashur Gazetar mos ju ndani HAJDUTËVE të (PA)DREJTËSISË !!

    Përgjigju
  • ceni: 08/05/2018 12:23

    Ky KAJOLLI është BANDITI dhe KRYEKRIMINEL i lidhur në LLoj LLoj KRIMESH me Alibeaj tê PD KRIMIT dhe me Fatmir Medi GËRDECIN !!! GJYQTARI dhe PROKURORI që i ka bërë lëshim për SEKUESTRON duhet të DËNOHET me VARJE në LITAR !!! AMBASADORI DONALD LU dhe QEVERIA AMERIKANE duhet të ndërhyjnë URGJENTISHT , ndryshe kjo nuk quhet REFORMË në DREJTËSI !!!!!

    Përgjigju
  • Vlora: 08/05/2018 11:21

    R**t ku to keni gjykates.. Po ky plehre ju be gangren fierit me.parkimet qe grabiste.makinat e njerzve.. Mos befshi prokopi o njerez te ndyre!

    Përgjigju
  • Fredi: 08/05/2018 09:32

    Shte i denuar me dy vendime te formes se prere nga gjykatat italiane dhe ne total i behen plot 40 vjet heqje lirie. Cili gjyqtar bir k***e paska patur guximin ti liroje keto pasuri te paligjshme? Dihet qe mafia e kosovareve te Fierit ka monopolin e trafikut te drogreva te forta dhe eshte shume e fuqishme, por ke kete vendim sistemi drejtesise eshte goditur ne zemer. Gjykata e Fierit nuk e ekstradoi kete mafioz ortak te Fatmir Mediut, tani gjykata e krimeve te renda ben kete veprim skandaloz. Ku ti kene shoresat shqipetaret? Kjo jashqitje e shoqerise qe perfaqeson Kajolli, Ben Qimja etj ne fier kane marre jete njerezish dhe nuk kane paguar ende. Do vazhdojne te marrin jete njerezish dhe serish nuk do paguajne nese do gjykohen nga kjo drejtesi e kalbur. Zgjidhja e popullit eshte krijimi i BR si ne italine e viteve '80, ku drejtesine e vendosnin ne rruge me eleminimin fizik te gjyqatareve, prokuroreve, politikaneve te koruptuar. Por kush ta bej kete ne nje vend ku ideali ka vdekur? Kur nuk cohet njeri te protestoje per te drejtat e tij me elementare? Bota e nendheshme e krimit po leviz te gjitha fijet e mundshme deri aty sa te keijoj destabilitet, prandaj nese qeveria shqiptare ben sikur nuk i ve re keto skandale, atehere ose eshte bashkepuntore ose e paafte per te drejtuar kete vend drejt europes.

    Përgjigju
  • Tiku: 08/05/2018 08:53

    Turp. Kur shpresoja se do te kishte pak drejtesi. Skam asgje me kete zoterine po te vesh kaq pasuri me "pune" vetem tek ne ndodh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën