Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, nuk e ka trashëguar pasurinë e deklaruar, por e ka krijuar gjatë ushtrimit të detyrës si gjyqtar dhe anëtar i KLD, duke e kamufluar kryesisht në emër të bashkëshortes, Elona Çaushi, kredive, kontratave etj. Në deklaratën e parë të pasurisë, dorëzuar pranë ILDKP, në vitin 2003, Gjin Gjoni deklaron vetëm një makinë me vlerë 1.3 milionë lekë si dhe pagën si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës 930 600 lekë. Edhe në vitet e më vonshme, Gjin Gjoni, rezulton me pasuri modeste.