Pasuria e Hajrave, SPAK 'konfirmon' OFL-në, i kërkon Gjykatës së Posaçme të 'vulosë' sekuestron

SPAK ka paraqitur formularin për sekuestrimin e kryer nga operacioni 'Forca e ligjit' për Altin dhe Leonard Hajrin në kushtet e emergjencës duke e dorëzuar atë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, për t'i 'vulosur' sekuestron e tyre. Kërkesa është dërguar të premten nga SPAK, ndërsa kjo është kërkesa e tretë që mbërrin në Gjykatën e Posaçme. Pas automjetit të Lulzim Berishës dhe pronave të Doçëve në Shkodër, SPAK kërkon sekuestron e kompleksin 'Golden' në pronësi të familjes Hajri. Gazetari Arsen Rusta raporton se pjesë e sekuestrove pritet të jetë edhe një pronë tjetër e zbuluar nga hetimet e SPAK, por ende nuk bëhet e ditur nëse ka qenë e padeklaruar apo e fshehur nga Hajrat tek persona të tjerë.

Sekuestrot e pasurisë ndaj Altin Hajrit dhe Leonard Hajrit, të njohur për publikun si pjesë e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, u bënë në kushtet e emergjencës me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ishin të parat që përfunduan në 'rrjetën' e OFL. Lista e pronave që do t'i nënshtrohet sekuestros me urdhër nga Gjykata e Posaçme janë 3 objekte në emër të Altin Hajrit dhe një objekt në emër të vëllait të tij Leonard Hajrit, konkretisht:

1-Kompleksi ‘Golden Resort’, me adresë Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të Altin Hajrit

2-Karburanti ‘ALT-OIL 2018’ me adresë Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të Altin Hajrit

3-Vilë dykatëshe e cila ndodhet në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, në pronësi të Altin Hajrit

4-Një vilë 4-katëshe në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, në pronësi të , Leonard Hajrit

Këto prona janë dërguar tashmë në Gjykatë nga SPAK ku pritet sekuestrimi i tyre. Me aktin normativ anti KÇK të miratuar nga qeveria, pronat e sekuestruara mund të përdoren nga shteti edhe pa u vendosur sekuestrimin e tyre më urdhër të gjykatës. Familja Hajri mund të përdor pa të drejtë tjetërsimi vetëm vilat ku banon pjesa tjetër e familjes që nuk janë ndaluar për rrëmbimin, vrasjen e më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës.

Gjykata e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit ka hedhur shortin për të caktuar trupat gjykuese të cilat duke nisur nga java e ardhshme do të shqyrtojnë kërkesat për vlerësim apo jo të ligjshëm të sekuestrove.

Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, i cili u rrëmbye më 17 janar 2020. Policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj nga Shkodra i cili u vetëdorëzua pasi iu sekuestrua pasuria në Shkodër, ndërsa Altin Hajri është ende në kërkim nga autoritetet.

I.K/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni