Pasuria e Pezës, Alibeaj: Rama
të dorëzojë deputetin e tij

Pasuria e Pezës, Alibeaj: Rama<br />të dorëzojë deputetin e tij
Pasuria e deputetit socialist Alfred Peza ka qenë në qendër të deklaratës së kreut të Departamentit të Sigurisë në PD Enkelejd Alibeaj.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të dorëzojë deputetin Peza, pasi sipas kjo nuk mund të jetë drejtësia e re për të cilën kreu i qeverisë ka “predikuar”.
Gjatë një deklarate për shtyp kreu i Departamentit të Sigurisë në PD ka deklaruar se Prokuroria ka hapur një çështje penale për Pezën, por ky i fundit e ka shpërfillur kërkesën e saj.

“Nuk mund të ketë një drejtësi të re për të tjetër e jo për deputetin e tij. Thirrja jonë shkon për Ramën i cili predikon se ësnhtë njeriu që ka marrë flamurin për drejtësinë e re. Rama të mos bëhet pengesë e kësaj reforme”, tha Alibeaj.
 
Në fund të kësaj deklarate, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’u bashkohen protestave të PD më 18 shkurt, pasi nuk mund të ketë një drejtësi me dy standarte.
 
Nëse kjo drejtësi është për disa, e për disa të tjerë që qëndrojnë mbi ligjin, ajo nuk ka vlerë. Ky quhet sundim. 18 shkurti momenti ku populli duhet të vendos për drejtësinë e re, deklaroi Alibeaj. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës