TIRANE- Nuk paska fund pasuria e paluajtshme e Kryetarit të Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj. Përveç pronave si shtëpi, apartamente në pallate, toka në Shqipëri, por edhe apartament në Madrid, tashmë del në dritë një pallat i tërë në pronësi të tij. Në kryeqytet, zonën e Linzës në afërsi të malit të Dajtit, një pallat 5 katësh, i cili është në fazë ndërtimi rezulton se i përket Sinan Tafajt.