Pasuritë, Ganaj: U zhdukën dosjet
e deklarimit, ja abuzimet e Xhukës

Pasuritë, Ganaj: U zhdukën dosjet<br />e deklarimit, ja abuzimet e Xhukës
TIRANE- Dosjet e deklarimit të pasurive, janë gjetur të zhdukura ose të papërpunuara. Madje vetë ILDKP nuk ka realizuar kontrollin e parashikuar sipas ligjit. Kreu i ri i Inspektoratit Shkëlqim Ganaj në raportin e paraqitur në komisionin parlamentar ka fajësuar paraardhësen e tij për shkelje si në procedurat e ndjekura ashtu dhe në përfitime personale. Sipas tij vetë Arshiva elektronike e ILDKP-së ka qenë e pambrojtur nga ndërhyrjet nga jashtë.

“Pajisja CISCO ASA 5510 Firewall, tepër e rëndësishme për sigurinë e sistemit tonë, e blerë që në vitin 2012 me një kosto të konsiderueshme, ishte lënë, nuk dimë për çfarë arsye, e pa instaluar duke bërë të mundur lehtësisht ndërhyrjet nga jashtë”, tha Ganaj. Po ashtu ai shton se kur ka nisur detyrën nuk ka gjetur arkivë. “Nuk mund ta imagjinoni në çfarë gjendje ka qenë arshiva, që është zemra ku ruhet i gjithë dekumentacioni. Për juristët është e pakonceptueshme që fleta e inventarit të dosjes të thotë 72 fletë dhe aty të ndodhen vetëm 22”, tha ai. Ndërkohë thekson se në marrjen e detyrës thuajse e ka nisur nga e para punën duke verifikuar çdo të dhënë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku