Kryeministri Edi Rama nga Lushnja ku ndodhej për turin e ‘Llogaridhënies’ me qytetarët duke komentuar shkarkimet nga Vettingu, deklaroi se prokurorët dhe gjyqtarët e larguar nga sistemi për pasuri të pajustifikuar nuk do të shpëtojnë, pasi do të përgjigjen si e kanë vendosur.

Cdo ditë para Vettingut dalin njerëz që kanë pasur peshë në sistem dhe një pjesë e tyre përjashtohen. Historia nuk mbaron këtu me ata që kanë histori të justifikuara, pasi ‘dardha e ka bishtin mbrapa’. Kjo do të kërkojë kohën e vet, nuk bëhet sa hap dhe mbyll sytë.

Edi Rama

Në turin ‘Llogaridhënës në Lushnjë, Rama foli edhe për objektivin e qeverisë për punësimin nëpërmjet zyrave të Punës në të gjithë vendin. Ai tha se të dhënat për tre muajt e fundit janë optimiste.

Qytetarët e Lushnjës shprehën ankesa për punësimin, problemet me bujqësinë dhe investimet. Të rinjtë e FRPD së Lushnjës kishin organizuar një protestë kundër qeverisë, ndërsa të pranishëm ishim rreth 10 persona.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:44
Rama pritet me protesta nga demokratët në Lushnje

Gjatë takimit në Lushnje kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga demokratët. Me pankarta në duar dhe brohoritje, ata kanë kërkuar largimin e Ramës nga pushteti.

Demokratët në Lushnje kanë akuzuar kryeministrin për lidhje me krimin dhe se po pengon integrimin e vendit.