Policia e Shtetit ka blerë tre automjete të reja nga fondet e konfiskuara që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Policia i kaloi sot Strukturave të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar dhe Aseteve Kriminale tre automjetetet e reja.

Uniformat blu bëjnë me dije se këto mjete janë një ndihmë në punën e këtyre strukturave, në gjetjen, sekuestrimin me qëllim konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit të aseteve kriminale, si dhe për zhvillimin e sitemit të drejtësisë. 

Ky është një motiv për strukturat e Hetimit të Krimeve dhe Aseteve Kriminale, në kuadrin e programit të Qeverisë, prioriteteve të Policisë së Shtetit dhe zbatimit të planit të masave “Vjeshtë 2017”, për “Goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale” dhe "Forcimin e rendit dhe sigurisë", duke synuar t'i heqim krimit mjetet dhe qëllimin kryesor të tij financat, dhe t'i përdorim ato për kompensimin e viktimave të krimit dhe zhvillimin e forcimin e strukturave të zbatimit të ligjit dhe Sistemit të Drejtësisë.

makinat per policine

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com