TIRANE - Pak javë pas marrjes së drejtimit të ILDKP-së, kryetari i ri Shkëlqim Ganaj ka dërguar në Kuvend një shkresë, nga e cila kërkon që të ndryshojë ligji për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në bazë të kësaj letre theksohet se për shkak se për një periudhë një vjeçare ILDKP nuk ka ushtruar detyrën e tij në mënyrë të rregullt, numri i dosjeve të akumuluara është tejet i lartë dhe për këtë duhet një ndryshim në ligj. Ganaj argumenton në letrën e tij se ndryshimet duhen bërë, në mënyrë që të parandalohen edhe më shumë rastet e korrupsionit tek nëpunësit e administratës publike dhe zyrtarëve të lartë të shtetit.
NDRYSHIMET
Ndryshimi i parë ka të bëjë me uljen e vlerës së sendeve me vlerë të veçantë dhe uljen e vlerës së shpenzimeve të deklarueshme të kryera gjatë vitit të deklarimit, të cilat janë objekt i deklarimit, nga 500 mijë lekë, që ishte deri tani, në 300 mijë lekë. Sipas këtij ndryshimi, parashikohet forcimi i mekanizmave të kontrollit duke rritur automatikisht numrin e subjekteve të cilët do t’i nënshtrohen këtij mekanizmi. Veç kësaj, parashikon gjithashtu minimizimin fiktiv të veprimeve të subjekteve deklaruese dhe do të ulë gjithashtu mundësinë e subjekteve për t’iu shmangur këtij detyrimi.
Ndryshimi tjetër për përcaktimin e një dispozite të veçantë përsa i përket kufizimit dhe deklarimit të likuiditetit “cash”, sipas Ganajt, do të bëhet shmangia e informalitetit e fiktivitetit dhe rritja e transparencës. Kjo dispozitë parashikon se personat me funksione të larta publike që kanë deklaruar mbi 500 mijë lek “cash” të futen në sistemin e deklarimit të të ardhurave me synim që të shmangen abuzimet me këtë gjë.
Ndryshimi tjetër ka të bëjë me përjashtimin e disa dokumenteve në momentin e kontrollit paraprak. Kjo pasi gjatë kontrollit të plotë, inspektori do të marrë nën administrim të dhëna nga institucionet publike dhe jo publike dhe bankare, dhe për rrjedhojë, administrimi i dokumenteve dy herë kërkon më shumë kohë. Gjithashtu, ndryshimi i propozuar në këtë pikë, bëhet për të shmangur ndërhyrjet në vetëdeklarimin e bërë nga subjekti gjatë përpunimit paraprak të dokumenteve.
DYFISHOHEN TE HETUARIT
Ganaj ka kërkuar gjithashtu në letrën e drejtuar për kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe kreun e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, përcaktimin e një afati kohor i cili do të shmangë vonesat e pajustifikueshme në deklarimin e të ardhurave dhe pasurive.
Ndryshimi tjetër që mund të konsiderohet edhe më i rëndësishmi, është futja e një afati 7 vjeçar për të hetuar që të gjithë personat që kanë ngelur pa u kontrolluar nga ILDKP për shkak të dosjeve të prapambetura.
Sipas kësaj kërkese, thuhet se që nga vitit 2003 deri në vitin 2013 nuk janë kontrolluar rreth 45% e dosjeve dhe nëpërmjet kësaj përcaktohet afati kohor 7 vjeçar për të hetuar të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit. Veç kësaj, po në këtë dispozitë theksohet që gama e shortit që hidhet të rritet, pra nën kontrollin vjetor të ILDKP-së të futen edhe persona. Konkretisht është parashikuar që të dyfishohet numri i personave që do të kontrollohen çdo vit nga ILDKP, duke e çuar nga 4% e zyrtarëve të shtetit në 8%. Veç kësaj, nën lupën e kontrollit të ILDKP-së do të futen edhe gjyqtarët dhe prokurorët të shkallës së parë dhe të apelit, pasi me ligjin aktual ata nuk përfshihen në kontroll, pavarsisht se ata janë të ekspozuar nga aferat korruptive.
Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com