Pasuritë/ Kryeaudituesit e KLSH
marrin dhuratë vila 3-katëshe

Në kuadër të transparencës së pasurive të zyrtarëve dhe elitës drejtuese të vendit, Shqiptarja.com zbardh interesat financiare, për vitin kalendarik 2015, të audituesve dhe kryeaudituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucionit më të lartë të kontrollit financiar në Shqipëri. Njerëzit që kontrollojnë zbatimin e buxhetit të shtetit, performancën dhe veprimtarinë financiare të të gjitha organeve dhe enteve publike, posedojnë pasuri, e cila në disa raste nuk justifikohet me të ardhurat e ligjshme të deklaruara. Për vitin 2015, ata kanë deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive vila dhuratë, apartamente, makina të reja, dhjetëra llogari bankare, aksione në kompani të ndryshme, paga paralele etj.

Kyeudituesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Vullnet Karajfilaj, deklaron pranë ILDKP, se gjatë vitit 2015, i kanë bërë dhuratë një vilë tre katëshe me bodrum, me sipërfaqe 540 m2. Zyrtari në fjalë nuk shpjegon se kush ia ka bërë dhuratë goditën në fjalë dhe për çfarë arsyeje. Ndërkaq, Karajfilaj deklaron 17 mijë euro të ardhura nga qeratë brena vitit, duke lënë të kuptohet se zotëron pasuri të tjera të paluajtshme. Ai deklaron pagën 1 079 558 lekë, të ardhura nga shoqëri sigurimesh, 276 110 lekë dhe të ardhura nga paga e bashkëshortes, 431 100 lekë.

Bajram Lamaj
Bajram Lamaj, një tjetër kryeauditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit, deklaron gjatë vitit 2015, banesë dhe garazh me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë, tjetër banesë me sipërfaqe 106 m2, shtesë banese, me kontratë shkëmbimi me tokë, me sipërfaqe 500 m2 në Kavajë dhe shtëpi banimi në Golem, me sipërfaqe 78 m2. Po gjatë vitit 2015, Lamaj, deklaron se ka blerë një makinë tip benz, 800 000 lekë, ndërsa ka shitur një makinë 14 mijë euro.

Ai deklaron pagën si kryeauditues dhe drejtor në KLSH, 1 375 004 lekë, pagën e bashkëshortes si mësuese 616 752 lekë, pagën e së bijës Berijola Lamaj, si ekonomiste Klinika Universitare Stomatologjike në Tiranë, 550 000 lekë, të ardhura nga biznesi i Beriani sh.p.k, transport autobusësh, 52 093 lekë, të ardhura nga kontrata e qirasë në Kodër Kamëz, 150 000 lekë, bizes kafe në emër të Elidor Lamaj, me të ardhura 1 357 966 lekë, veturë benz në emër të Elidor Lamajt, 500 000 lekë si dhe veturë Audi A3 e blerë po nga Elidor Lamaj, 6 mijë euro.

Sekretarja e Përgjithshme
Sekretarja e Përgjithshme e KLSH, Luljeta Nano, thotë se po shpenzon para për shkollimin e vajzave. Zonja thotë se depozita e
në emër të vajzës, Nejva Nano, e cila po kryen studimet në Gjermani, është shtuar me 5 273 euro si dhe një bursë 20 500 euro. Nano deklaron disa depozita të tjera në emër të bashkëshortit dhe vajzave,pakësuar me 365 euro, 52 166 lekë dhe 21 995 lekë, shtuar me 1 570 euro, 200 059 lekë, 400 000 lekë, 27 165 lekë, 1 000 000 lekë, 400 000 lekë, 27 165 lekë etj. Zonja deklaron se ka marrë edhe një kredi në shumën 870 000 lekë. 

pasurite ok

pasurite ok

pasurite ok

pasurite ok

pasurite ok

pasurite ok

pasurite ok

pasurite ok


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)