Pata: Si u shmang plani për një '2 Prill' të dytë në Shkodër, ç'ishte parashikuar dhe si dështoi

Pata: Si u shmang plani për një '2 Prill' të dytë në Shkodër, ç'ishte parashikuar dhe si dështoi

Ajo që ndodhi të enjten në qytetin e Shkodrës, qytetarët tashmë e kanë të qartë.

Ishte një grup personash me në krye kryebashkiaken Voltana Ademi që tentoi të ndalonte zhvillimin e mitingut elektoral të Partisë Socialiste, madje disa prej mbështetësve të PD-së u përplasën edhe me policinë.

E cila përdori edhe spry me spec djegës, por edhe gaz lotësjellës ndaj personave më të dhunshëm të grupit që tentoi të kalonte e prishte kordonin policor.

Por plani ishte për më tej, për të tentuar një përplasje që mund të çonte edhe viktima nga një përplasje ndërmjet përkrahësve të PD-së dhe atyre scialistë që qëndronin vetëm pak metra njëri-tjetrit, duke rrezikuar ndoshta zhvillimin më të frikshëm të këtyre viteve.

Madje plani fillestar, siç mësohet ishte që të përdoren edhe nxënës shkollash për t’ju kundërvënë kryeministrit dhe nëse do të sulmoheshin nga policia, e më pas të hidheshin në veprim “detashmentet e gatshme” të cilët qëndronin pikërisht në fundin e rrugicës nga ku hynte e dilte kryebashkiakja Ademi me grupin e njerëzve pasi kordoni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i zbrapste me spry djegës.

Deklarata e Edi Ramës të enjten në drekë se “sot po përgatitet një 2 prill në SHkodër” ishte vetëm paralajmërimi i parë dhe i dukshëm pë rata që e kishin përgatitur këtë plan. Por siç mësohet, pjesa tjetër ka ardhur nga agjenci ligjzbatuese të cilët i kanë bërë të ditur Ademit se nuk do të tolerohet përdorimi i fëmijëve për planin e përgatitur. Madje ka pasur edhe telefonata shumë të rëndësishme ndërkombëtare, të cilët ndërmjet selisë blu kanë transmetuar ultimatumin për tu tërhequr nga plani i kobshëm.

Pasi dështoi pikërisht pjesa më e frikshme e planit, u tentua me një manovër tjetër. Ishin përgatirur njerëzit që me anë të telefonatave ndaj urgjencës, do të përdornin ambulancat për të çarë koordonin policor dhe më pas për të kaluar në anën tjetër, duke provokuar një përplasje, e cila live do të ishte konsideruar dhe komentuar si një “terror” i qeverisë në Shkodër. Qendra e emergjencave u paralajmërua menjëherë që do të kishte kujdes, por edhe pse ndodhi kjo, megjithatë një autoambulancë arriti të shkojë pranë grupit protestues që u përlesh për pak kohë me kordonin pilicor. Dhe piëkrisht në këtë  koment, persona nga turma hynë menjëherë në autoambulancë për ta marrë dhe për të çarë përpara. Por pikërisht në këtë moment, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë energjikisht duke larguar nga automjeti i Spitalit protestuesit që kishin marrë timonin për të hyrë. Pikërisht ky moment ishte edhe kulmi i përplasjes dhe siç mësohet Voltana Ademi ka marrë një telefonatë shumë të rëndësishme dhe dramatike. Pas këtij momenti, ka qenë vetë kryebashkiakja që ka drejtuar operacionin për të qetësuar grupin që mund të sulmonte policinë. Në një moment kur njerëzit e përgatitur për sulm kishin hequr gurët e pedonales dhe nisën të gjuajnë policët, Ademi nis të ulërasë me të madhe: Stop! Stop! Stop! Duke i marrë madje edhe dorën Flamur Nokës dhe drejtuesve lokalë të PD-së për të krijuar një kordon që do të ndalonte njerëzit e caktuar për sulm që të sulmonin policët.

Urdhëri i Bashës për “armatën” kundër 30 qershorit.

Tetë ditë përpara 30 qershorit opozita po angazhon strukturat e saj jo më në realizimin e protestës të radhës kombëtar, por në aksionin për të bllokuar procesin zgjedhor si edhe protesta çdo ditë në rrethe deri të dielen e zgjedhjeve. Pas protestës të së premtes, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur strukturat e partisë, anëtarët e Kryesisë dhe ish-grupin e deputetëve për të diskutuar mbi hapat që do të ndërmarrin.

Nga e hëna i është lënë porosi kryetarëve të Bashkive që drejton PD që të mos pranojnë të shpallin listat e zgjedhësve, por të revokojnë këtë proces. Sipas neneve të 45 dhe 56 të Kodit zgjedhor, listat e hartuara nga zyra e Gjendjes Civile shpallen nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore që ka në juridiksion zyrën përkatëse të gjendjes civile. Gjithashtu këto lista dërgohen në tre kopje. Gjithashtu janë pikërisht njësitë vendore që ia dërgojnë edhe KZAZ-ve 35 ditë përpara zgjedhjeve.

Në rast se kryetarët e njësive vendore refuzojnë një gjë të tillë, atëherë detyrimet përmbushen menjëherë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. Revokimi i kërkuar nga opozita nënkupton tërheqjen nga ana e organit administrativ të një akti të nxjerrë prej atij vetë në një kohë të mëparshme.

Lista e zgjedhësve në Qendrat e Votimit duhet të shpallen po nga krerët e bashkive, por kjo nuk pritet të realizohet, ndërsa ky proces pritet të merret nga strukturat e tjera shtetërore.

Lista zgjedhësish.

Opozita ka kontestuar edhe mënyrën e hartimit të listës së zgjedhësve, nëpërmjet audituesit të saj në KQZ. Pikërisht janë cilësuar si të dyshimta mënyra e pastrimit të 300 mijë rekordeve në lista, duke konstatuar edhe faktin se qindra zgjedhës ekzistojnë në një adresë banimi.

Gjithashtu një tjetër pretendim i opozitës që do të përdoret për kontestimin e këtyre zgjedhjeve është edhe fakti i skadimit të karta të identifikimit të mbi 1 milionë votuesve. Për kartat ID edhe pse të dala jashtë përdorimit, ministria e Brendshme ka nxjerrë një vendim për të shtyrje të afatit dhe pikërisht kjo gjë kontestohet të djathtët, si një mundësi për të manipuluar procesin.

Për të mos lejuar procesin e zgjedhjeve, opozita ka krijuar Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, një strukturë e krijuar në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Pikërisht këto struktura të reja po organizojnë takime nëpër rrethe dhe synimin sensibilizimin e qytetarëve për të mos votuar në 30 qershor.

Ndërkaq një tjetër porosi e dhënë nga kryedemokrati Lulzim Basha për strukturat e PD-së është që të ketë protesta në çdo takim elektoral që zhvillon kryeministri Edi Rama. Kështu Tirana nuk do të jetë epiqendra e protestave, por çdo qytet ku kryeministri do të zhvillojë takimet elektorale. Kryetarët e bashkive të opozitës, të drejtuara nga PD dhe LSI, 27 të tilla gjithsej kanë kërkuar lirimin e ambienteve të KZAZ-ve nga institucionet që janë në administrimin e njësive të qeverisjes vendore, si shkolla, Pallate Sporti dhe të tjera. Prej disa ditësh janë jo të pakta sulmet e ushtruara ndaj KZAZ-ve në disa qytete të Shqipërisë, si në Tropojë, Kukës, Shkodër, Kamëz, Pogradec, etj ku drejtohen nga të djathtët. Gjithashtu të gjithë kryetarëve bashkive të opozitës kanë hartuar një letër ku kërkohet që të lirohen ambientet e KZAZ-ve, duke i paralajmëruar se do t’i kallëzojnë penalisht anëtarët dhe Policinë e shtetit.

Në letrën e tyre ata kërkojnë zbatimin e dekretit të presidentit Meta që anulon datën 30 qershor. Pikërisht te ky dekret po bazohet e gjithë beteja e opozitës, ku ka angazhuar strukturat partiake për të ndikuar në mos mbajtjen e zgjedhjeve.

Opozita është shprehur e vendosur se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. KQZ-ja nga ana e saj nisur nga fakti i tentativave të opozitës për të bllokuar ambientet shkollore ku janë ngritur pjesa më e madhe e Qendrave të Votimit apo dhe KZAZ-ve, po i kundërpërgjigjet kësaj strategjie bllokuese. Kështu në disa bashki vendore që administrohen nga opozita, disa QV-ve iu është ndryshuar vendndodhjen duke mos i lënë më në shkolla 9-vjeçare, por në Qendrat Shëndetësore dhe në Ambulanca. Pikërisht këto institucioneve nuk janë varësi të bashkive, por të ministrisë së Shëndetësisë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 26/06/2019 06:15

    Me qetesi e dashuri do vihen para drejtesise te gjithe ato qe shkaktuan trazira ne Shkoder

    Përgjigju
  • xreport: 24/06/2019 08:16

    wow ca bejne kriminelat me popullin e thjesht ne punen e vet..... krujeni me nivelin tuaj se ju hajne per mengjes..... per ilirin me salen .... o ishit bere BEST GAY IN TOWN trust me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit