Patate furre të mbushura
Përbërësit:
- 4 patate të mëdha
- 200 gr djathë kaçkavall
- 100 gr gjalpë
- 200 gr sallam ose suxhuk
- 100 gr misër të konservuar
- 100 gr ullinj
- 100 gr turshi (tranguj ose speca)
- Keçap dhe majonezë sipas dëshirës
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:

Lajmë mirë patatet, i shpojmë me pirun dhe i vendosim në furrë të parangrohur në 200°C derisa të zbuten. Ndërkohë përgatitim mbushjen duke prerë në kubikë të gjithë përbërësit. Pasi patatet të jenë zbutur i nxjerrim nga furra dhe i presim në mes (pa i ndarë plotësisht). Me një lugë, lirojmë pak pjesën e brendshme dhe shtojmë pak gjalpë, kripë, piper dhe djathë kaçkavall të grirë. Bëjmë një përzierje të mirë brenda patates derisa masa e brendshme të shkrijë dhe të bëhet si pure. Sipër kësaj mase shtojmë sallamin, misrin, ullinjtë, turshitë. Në fund, nëse kemi dëshirë bëjmë një spërkatje të lehtë me keçap dhe majonezë.
Komente

