Patate me spinaq dhe kos ( në furrë)
Pëbërësit:
1 kg spinaq
1 kg patate
1 qepë
vaj
kripë, piper të zi dhe arrëmoskat
1 lugë çaji piper të kuq
150 gr djath të bardhë
Salca
3 vezë
1 lugë çaj miell
500 gr kos
kripë, piper të zi arrëmoskat
1 thelpi hudhër
Përgatitja:
Lajmë dhe kullojmë spinaqin. E presim atë hollë, qërojmë patatet dhe i presim ato në feta rrumbullake. Në një tigan me vaj bimor skuqim patatet sa të zverdhen ( jo të marrin ngjyrë, i largojmë nga tigani duke i vendosur në një pjatë me letër kuzhine )
Në një tigan tjetër vendosim 3 lugë gjelle vaj ulliri shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël, e kaurdisim qepën deri sa të bëhet transparente. Shtojmë spinaqin dhe i përziejmë sëbashku deri sa spinaqi të ulë volumin. Shtojmë kripë, piper të zi, arrëmoskat, piper të kuq, vazhdojmë përzierjen, vendosim kapakun për 2-3 minuta dhe e largojmë nga zjarri. Në një tepsi shtojmë 1 rresht patate një rresht spinaq përsëri një rresht patate, përsëri spinaq vazhdojmë me patatet dhe alternojmë shtresat sa të përfundojë spinaqi dhe patatet.
Më pas në një tas rrahim 3 vezë, shtojmë kripë, piper të zi, arrëmoskat, 1 lugë gjielli miell, kos, 1 thelpi hudhër. I përziejmë mirë sëbashku dhe shtojmë mbi rreshtin e fundit të patateve. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 25 minuta.Pasi të ftohet pak e presim dhe e shërbejmë të vakët.
D.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Kur të vdes mos më bëni gjellë me patate!' Fermeri tregon amanetin e të atit pasi pa stokun e madh të prodhimit. ‘Lufta’ ndaj prodhimeve vendase, tregun ‘e mbyt’ importi!
9 Gusht, 11:31
-
‘Patatet e Divjakës’ reportazhi në 'Veri-Jug' në Report Tv
26 Maj, 16:41
-
Fermerët e Divjakës nxjerrin në treg pataten e 'pranverës', arsyeja pse kushton më shtrenjtë
2 Maj, 14:01
-
Divjaka nis mbjelljen e patates por në tunele plastmasi! Fermerët: Na vrasin shumë çmimet e inputeve bujqësore
11 Shkurt, 20:49
-
Ndërgjegjësohen qytetarët, s’marrin antibiotikë pa recetë! Rekomandimet e mjekëve dhe farmacistëve në raste virozash: Konsumoni lëngje, shmangni kopshtet
25 Janar, 15:58
-
Vlorë/ Tentoi të fuste drogë në paraburgim duke e fshehur në patate, arrestohet një 27 vjeçar
30 Dhjetor 2023, 21:29
-
'Kapriçiot' e motit dëmtojnë pataten e vjeshtës në fushat e Divjakës, fermerët: E shesim me 45 lek/kg, nuk mbulojmë sot as koston
3 Dhjetor 2023, 16:19
-
Patatja e Shistavecit, tkurret sasia e prodhimit por shitet më shtrenjtë! Fermeri: Ky vit ishte shumë dobët
30 Shtator 2023, 13:23
-
Supë verore me kunguj, karrota dhe patate nga zonja Albana
14 Qershor 2023, 12:06
-
Pulë e pjekur me salcë mustarde, patate dhe perime nga zonja Albana
8 Qershor 2023, 12:39
-
Byrek me petë të hedhur, proshutë dhe spinaq nga zonja Albana
18 Maj 2023, 11:50
-
Pastiçe me spinaq dhe kos nga zonja Albana
10 Maj 2023, 11:36