KUKËS- Në Shishtavec dhe Novosej, dy fshatra malorë të Kukësit, fermerët prodhojnë patate cilësore, me plehra organikë, në lartesinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Megjithatë, fermerët e zonës po përballen me mungesë tregu.
“Është shumë e vështirë të shitet patatja. Për ta shitur duhet t’u lutesh tregtarëve. Edhe me çmimin që ka rënë, tani po shitet 40 lekë/kg”, tha kryeplaku Mahmut Noka.
Patatja e Shishtavecit shitet me shumicë 40 lek për kg, ndërsa tregtarët e Kukësit e shesin me pakicë me 60-70 lek për kg. Por në tregje gjenden dhe patate me cmim më të lirë, sic është ajo e Kosoves me 50 lek për kg. Diferenca e çmimit i orienton blerësit drejt produkteve më të lira, duke lënë stok prodhimin lokal.
Fermerët nuk po arrijnë të eksportojnë patatet në Kosovë, ndërsa kërkesat për blerje direkte në vend janë të pakta.
“Tregtarët i marrin nga jashtë. Askush nuk do ta dijë se sa kuintal patate kemi ne këtu. Unë i kam futur në gropë për t’i ruajtur por këto nuk durojnë shumë gjatë. Kemi kohë që përballemi me stokun e patateve. Shteti s’do tia dijë fare ccfarë bëhet këtu. As subvecione nuk marrim. Nuk ia vlen fare për ta mbjellë por ne me këtë pune merremi, s’kemi ca të prodhojmë tjeter”, thanë ata.
Situata po rëndon familjet në Shishtavec dhe Novosej që rrezikojnë të humbasin të vetmin burim jetese. Prodhimi bio mbetet një krenari lokale, por që për këtë sezon po përballet me sfiden serioze të tregut.
Komente











NGRINI NJE FABRIKE PER PRODHIM PATATINASH....DHE SHTETI TE RRISE TAKSEN PER PATATEN E KOSOVES......
PërgjigjuKisha pas deshir qe Patatja e Dobeldehut ne Kosov te mos shitet me shum se 0.50 cent 1 kg. Sepse kurr se kan zbrit qmimin vetu 1 euro nuk ësht e lehtē per konsumatorin 2 patate 1 euro
Duhet strategji, bashkepunim mes fermereve dhe reklamim i duhur. Une pataten e Shishtavecit edhe 1000 leke kg e blej, por nuk e gjej ne dyqanet e Tiranes. Po hame krunde, patate rere nga Egjipti. Pra duhet organizim qe te shkosh tek konsumatori, ndergjegjesim i konsumtorit dhe jo fragmentarizim. Behuni kooperative si prodhues te Shishtavecit dhe hapni dyqanin tuaj me pakice e shumice ne Tr. Te fragmentarizuar jeni te mbaruar. Nese mallin e keni cilesor, gjeni rrugen e duhur per te shkuar te konsumatori
PërgjigjuUlni cmimet dhe do te shikoni se si do te shitet por ju jeni mesuar te mbushni xhepat tuaj ne kuriz te popullit .Mire ju a bejne qe nuk ja u marin .Si keni goje dhe ankoheni .
Përgjigju