Patatina Patos, vaj Crystal, djathë e produkte bulmeti të skaduara dhe në kushte të tmerrshme higjieno-sanitare / AKU 3.7 mln lekë gjobë

14 gjoba me një vlerë totale pej 3.7 milionë lekë janë vendosur nga Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit pas kontrolleve në disa markete, ku u zbuluan produkte ushqimore të skaduara. Siç njofton AKU, produktet me probleme në 6 operatorë të biznesit në Korcë, Pogradec dhe Fier, do të asgjësohen.

Subjekti  “Stefan Hafesllari” në Korçë u ushtronte veprimtarinë pa pasur licencën përkatëse “Shitje me shumicë e produkteve me origjinë shtazore për njerëz”. Gjithashtu nga kontrolli u evidentuan produkte me afat të kaluar përdorimi, në magazinën e ruajtjes së ushqimeve mungonin kushtet higjieno-sanitare si dhe subjekti nuk dispononte planin e Vetëkontrollit (HACCP) dhe sistemin e gjurmueshmërisë.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

Gjobë 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse,

Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjieno-sanitare,

Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë si dhe,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetëkontrollit (HACCP).

Në një baxho në Maliq të Korçës, u konstatuan kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, ku kishte myk e lagështirë në ambientet e stazhionimit. Subjekti nuk kishte përditësuar regjistrat e planit të vetëkontrollit (HACCP), nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për certifikatat veterinare si dhe produktet ishin të etiketuara në kundërshtim me ligjin.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

Gjobë 100,000 lekë për mosimplementimin e planit të vetkontrollit (HACCP),

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

Gjobë 100,000 lekë për etiketim të produkteve në kundërshtim me ligjin.

Në një aktivitet të përpunimit të qumështit, “Petraq Zhidro” gjithashtu kishte kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare si dhe subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë.

Për shkeljen e konstatuar AKU mori masën e mëposhtme:

Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

U bë bllokimi i 60 kg djathë kaçkavall të pasigurtë për konsum me qëllim asgjësimin e tij.

Një byrektore në Pogradec, “Ardi Zaçe” u konstatua se nuk dispononte analizën e ujit të pijshëm, mungonin masat kundër dëmtuesve (Plani DDD) si dhe nuk kishte ambiente sanitare (tualet).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masën e mëposhtme:

Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjieno-sanitare.

Në një dyqan, “Arben Abrashi” në Çërravë, Pogradec, u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (patatina, llokume, limontos dhe pulë e ngrirë).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masën e mëposhtme:

Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjësimin e tyre.

Në një magazinë ushqimore, ”Janaq Ciko” në Fier, u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (karamele, vaj, ujë, fasule etj).

Për shkeljen e konstatuar AKU mori masën e mëposhtme:

Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

U bë bllokimi i produkteve të skaduara me qëllim asgjësimin e tyre.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ritz: 16/07/2019 18:23

    A mund te bani nji marreveshje ju gazetashites te media e shqiptare qe te shkruani me vlere leku nominale se na e shpifet duke shkruar here me te vjetra e here me te reja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë