Drejtoria e Përgjithshme e Transportit ka publikuar kohëzgjatjen e detyrueshme të kurseve praktikë dhe teorike për marrjen e patentave të reja, apo kalimin në një kategori më lart. Sipas tabelës së re, për marrjen e patentave për veturat, kursi teorik do të ketë në total 54 orë, të cilat do zhvillohen në jo më pak se 20 ditë.

Kursi teorik për motorët do zhvillohet në 36 orë, në jo më pak se 14 ditë, ndërsa për fugonë 30 orë, në jo më pak se 12 ditë. 

Kur personi i interesuar, disponon lejedrejtimi të kategorisë “A” dhe aplikon për lejedrejtimi të kategorisë “B”, nuk do t’i nënshtrohet përgatitjes së njohurive teorike prej 18 orësh, në jo më pak se 7 ditë (diferencën e orëve).

Kur personi i interesuar, disponon lejedrejtimi të kategorisë “B” dhe aplikon për lejedrejtimi të kategorisë “A”, nuk do t’i nënshtrohet përgatitjes dhe marrjes në prova të njohurive teorike për lejedrejtimi të kategorisë “A”.

Ndërkaq, për lejedrejtimi të kategorisë B për veturat, kursi praktik do zhvillohet në 36 orë në jo më pak se 30 ditë. Për lejedrejtimi të kategorisë A , që u përket motorrëve, kursi praktik do të zgjasë 12 orë të shtrira në jo më pak se 10 ditë. Për lejedrejtimi të kategorisë C, ku përfshihen fugonët, kursi praktik do zgjasë 18 orë të zhvilluara në jo më pak se 15 ditë.

Cila është kohëzgjatja e nevojshme e përgatitjes së kandidatëve për lejedrejtimi?
Orët dhe koha e nevojshme sipas kategorive, për përgatitjen e njohurive teorike për lejedrejtimi mjeti, në autoshkolla, janë si më poshtë:
Për lejedrejtimi të kategorisë A 36 orë, në jo më pak se 14 ditë;
Për lejedrejtimi të kategorisë B 54 orë, në jo më pak se 20 ditë;
Për lejedrejtimi të kategorisë C 30 orë, në jo më pak se 12 ditë;
Për lejedrejtimi të kategorisë D 30 orë, në jo më pak se 12 ditë;
Për lejedrejtimi të kategorisë BE 12 orë, në jo më pak se 5 ditë;
Për lejedrejtimi të kategorisë CE 16 orë, në jo më pak se 6 ditë;
Për lejedrejtimi të kategorisë DE 16 orë, në jo më pak se 6 ditë.

Kur personi i interesuar, disponon lejedrejtimi të kategorisë “A” dhe aplikon për lejedrejtimi të kategorisë “B”, nuk do t’i nënshtrohet përgatitjes së njohurive teorike prej 18 orësh, në jo më pak se 7 ditë (diferencën e orëve), të përcaktuara në tabelën “Programi mësimor dhe orari”.

Kur personi i interesuar, disponon lejedrejtimi të kategorisë “B” dhe aplikon për lejedrejtimi të kategorisë “A”, nuk do t’i nënshtrohet përgatitjes dhe marrjes në prova të njohurive teorike për lejedrejtimi të kategorisë “A”.
Orët dhe koha e nevojshme, për përgatitjen e aftësive drejtuese dhe të sjelljes për lejedrejtimi mjeti, në autoshkolla, janë si më poshtë:
Për lejedrejtimi të kategorisë A 12 orë në jo më pak se 10 ditë;
Për lejedrejtimi të kategorisë B 36 orë në jo më pak se 30 ditë;
Për lejedrejtimi të kategorisë C 18 orë në jo më pak se 15 ditë;
Për lejedrejtimi të kategorisë D 18 orë në jo më pak se 15 ditë;
Për lejedrejtimi të kategorisë BE 8 orë në jo më pak se 6 ditë;
Për lejedrejtimi të kategorisë CE 12 orë në jo më pak se 10 ditë;
Për lejedrejtimi të kategorisë DE 12 orë në jo më pak se 10 ditë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)