TIRANE- Ndryshojnë rregullat për tu pajisur me patentë. Komisioni i Ligjeve mori nën shqyrtim dje Kodin e ri Rrugorë ku relatorët e çështjes, Ulsi Manja dhe Vexhi Muçmata dhanë propozimet e tyre për të ndryshuar projektligjin e paraqitur nga qeveria. Ndryshimet e propozuar konsistonin në mënyrën se si do të merret certifikata e aftësisë për të drejtuar automjetin dhe vitet që duhen për të kaluar në një kategori të mësipërme. Konkretisht në bazë të këtyre ndryshime, u propozua që kontrolli mjekësorë për aplikantët që duan të marrin leje drejtimi të mos bëhej në ambulancat e lagjeve por në qendra të specializuara për këtë çështje.
Aktualisht kontrolli mjekësor bëhet në ambulanca ku shihet nëse aplikanti për të marrë patentë është i aftë nga ana fizike si shikimi, dëgjimi etj dhe nga ana psikologjike nëse vuan nga sëmundje mendore. Me propozimin e bërë nga deputetët, i theksua se këtë kontroll aplikantët të mos ta bëjnë në zyrat e ambulancave por në qendra të specializuar duke pasur si argument se rrit sigruinë në pajisjen me patentë.
/Shqiptarja.com