TIRANE- Ministria e Brendshme do të veprojë me dorë të hekurt për këdo që do të shkel rregullat e qarkullimit rrugor. Në propozimet e bëra dje në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, përfaqsuesit e ministrisë prezantuar një sërë ndryshimesh në projektligjin për “Kodin Rrugor”. Masa të ashpra parashikohen për këdo që është përsëritës në kalimin e semaforit me të kuq, vendosjen e reklamave në segmentet rrugore dhe tejkalimin e moshës së drejtimit të mjetit. Megjithë kundërshtimin e përfaqsuesve të mazhorancës për propozimet e reja të gjobave, ministria ka këmbngulur për forcimin e këtyre masave.
/Shqiptarja.com












