Pati votime nga SRPSKA! Gazetari Hasani: Ndërkombëtarët nuk kanë uruar ende Vuçiç për fitoren! Ai pretendon se ata kërkojnë destabilitet

I ftuar sot në një lidhje ‘Skype’ për emisonin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, gazetari, Hasan Hasani, ka folur për situatën në Serbi pas zgjedhjeve, dhe për qëndrimin e opozitës në Beograd e cila kërkon përsëritjen, ku kjo e fundit pretendon se ka pasur votime edhe nga Republika SRPSKA. Ai tha se ndërkombëtarët nuk kanë uruar ende Vuçiç për fitoren e tij në zgjedhet e mbajtura në Serbi.

“Në fakt OSBE, BE dhe faktori ndërkombëtar ende nuk ka uruar Vuçiç për zgjedhjet në Serbi sepse pretendohet se ka pasur parregullsi të shumta të cilat kanë çuar në një rezultat pozitiv për Presidentin serb, Vuçiç. Këtë e thotë edhe opozita serbe e cila tashmë prej 5 ditësh po proteston para Komisionit Zgjedhor duke u kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në nivel Republikan, sidomos në Beograd, atje ku sipas opozitës ka pasur votime edhe nga Republika SRPSKA nga Bosnja ku atje supozohet se 40 mijë qytetarë kanë ardhur dhe kanë votuar kryesisht në Beograd duke i dhënë opozitës në rezultat më pozitiv. Sepse në fakt opozita pretendonte se të paktën në kryeqytetin Serb ta merrte kësaj rradhe, por sipas tyre vjedhja e votave në këtë mënyrë ka bërë që rezultati të shkojë në favor të Vuçiç”, tha Hasani.

Përsa i përket deklaratës së Vuçiç, i cili kishte thënë se një shtet i fuqishëm kishte ndërhyrë brutalisht në zgjedhje, gazetari tha se Presidenti serb sa herë gjendet në vështirësi aludon ndërhyrje të shteteve si Gjermani dhe Britani e Madhe.

“Ai sa herë e sheh veten në vështirësi, sidomos kur bëhet fjalë për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, aludon në ndërhyrjen e shteteve të ndryshme sidomos Gjermanisë dhe Britanisë, i cili kështu ka thënë edhe për rastin në Banjskë se Kosova po ndihmohet nga dy shtetet e lartpërmendura, duke marrë shtysa që Kosova të ndërmarrë aksione të tilla. Prandaj Vuçiç pretendon se opozita ka pas vete faktorët ndërkombëtarë të cilët sipas tij kërkojnë destabilizim të Serbisë apo edhe rrëzimin e tij nga fronti tashmë më shumë se një dekadë”, tha Hasani.

Gazetari foli edhe për deklaratat nga Perëndimi për një konflikt në rajonin e Ballkanit pas fitore së Vuçiç, i cili u shpreh se ky i fundit kërkon që me trazirave të tilla të qëndrojë në pushtet dhe duke përdorur euforinë e tij nacionaliste, por edhe për t’iu shmangur raporteve që ka me Rusinë.

Po ashtu tha se nuk besohet që Vuçiç të përulet dhe të përsërisë zgjedhjet dhe se opozita nuk ishte një qëndrim të saktë se cila do të isjte rruga e saj pro-evropiane.

“Në një farë mënyre tenton të krijojë paqartësi ndaj situatës politike në vend dhe duke mbajtur edhe popullin peng se ka një faktor të tretë që kërkon që Serbia të mposhtet apo të vendose në një pozitë të vështirë. Po të kishim një fitues nga opozita sa i përket raportit me Kosovën dhe Shqipërinë, sidomos raporteve me Rusinë opozita nuk është se ka një qëndrim të saktë se cila do të ishte rruga e saj pro-evropiane apo të mbajë dy fronte të hapura. Ndërkombëtarët i kanë kërkuar Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por ata nuk e bënë dhe ata janë treguar dorë lëshuar ndaj saj.Por analistët pretendojnë që të paktën Vuçiç të bëjë trazira në Republikën SRPSKA, ku numrin më të madh të serbëve e ka atje, për të dalur para popullit faqebardhë. Nuk e di nëse ai do të përulet që të përsërisë zgjedhjet, por nuk besoj se kjo do të ndodhë ”, tha Hasani.

Përsa i përket shqiptarëve në Preshevë të cilët u ndanë në dy lista, gazetari tha se inatet personale apo inatet lokale nuk kanë mundur të tejkalohen mes përfaqësuesve politkë dhe kjo ishte ajo që e çoi ndarjen e shqiptarëve në dy lista.

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 24/12/2023 10:38

    Mëd rëndsishme është që e uruan Edvin shkjau dhe Putini më Orbanin e Maqedonin …

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë