Dy persona, të dyshuar si posedues të 41.3 kilogramë kanabis të sekuestruar nga polica, janë arrestuar ditën e sotme në Patos. Sipas policisë në pranga kanë rënë Neritan Blido, 28 vjeç, banues në lagjen "Dukas", Patos dhe Spartak Kamberaj, 26 vjeç, banues po në lagjen "Dukas", Patos.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen "Dukas", Patos gjatë kontrollit të banesës së një personi me inicialet  J.G (e cila i ishte lënë në ruajtje Neritan Blido që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit policia gjeti të fshehur 5 thasë plasmasi me kanabis, gjithsej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga Neritan Blido dhe Spartak Kamberaj të cilët kishin për qëllim trafikimin me destinacion Greqinë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

[gallery]24617[/gallery]
Njoftimi i plotë i policisë:

Patos-Fier

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "DUKAS".

Operacioni nga Sektori për Narkotikët në D.V.P Fier

Sekuestrohen 41.3 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë 2 poseduesit e lëndës narkotike.

Nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, mbi bazën e informacioneve të marra më parë në rrugë operative u finalizua operacioni antidrogë të koduar "DUKAS”, ku si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Neritan Blido, 28 vjeç, banues në lagjen "Dukas", Patos.

Spartak Kamberaj, 26 vjeç, banues në lagjen "Dukas", Patos.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen "Dukas", Patos gjatë kontrollit të banesës së shtetasit J.G (e cila i ishte lënë në ruajtje shtetasit Neritan Blido që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit Policia gjeti të fshehur 5 thasë plasmasi me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, gjithësej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga shtetasit Neritan Blido dhe Spartak Kamberaj të cilët kishin për qëllim trafikimin me destinacion Greqinë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 283/a të Kodit Penal.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com