Prej 10 vjetësh, lagjja “Ofiçina e Vjetër” në Patos është e pushtuar nga mbetjet urbane në brigjet e lumit “Gjanica”. Aroma e rëndë kundërmon në afërsi.

Banorët thonë se janë të detyruar të hedhin mbeturinat aty pasi numri i kontejnerëve është i pamjaftueshëm, dhe për të kryer këtë proces duhet të bësh shumë rrugë. Ndaj më shkurt iu është dukur lumi

Ankesat e banorëve të zonës kanë shkuar deri në bashkinë Patos, por deri më tani situata vijon të mbetet e njëjtë.

Në një lidhje telefonike me kreun e bashkisë Patos, Fatjon Duro, ai thotë se  është njohur me këtë problem vetëm sot, duke garantuar se në ditët në vijim do të shtohet numri i kontejnerëve në zonë për t’i dhënë fund këtij problemi.