Patos, Rama-demokratëve: Mos
ndryshoni parti, por votoni PS-në

Patos, Rama-demokratëve: Mos<br />ndryshoni parti, por votoni PS-në
Apelin drejtuar demokratëve që të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit, Edi Rama e ka bërë edhe nga Patosi ku ka zhvilluar një miting elektoral me mbështetës socialistë. 

Rama për një kapitull të ri të shtetit shqiptar pas 25 qershorit, ndërsa pohoi se shpreson që opozita dhe qeveria mos të mallkojnë më në gjuhë të huaj.

Mes të tjerash ai u bëri thirrje sërish demokratëve që të votojnë PS-në, ndërsa theksoi se nuk i detyron ata të ndryshojnë bindje politike.

Rritja ekonomike në 3.5 për qind nuk është pak, por nuk mjafton. Nëse nuk do na jepni mbështetjen e nevojshme për të marrë drejtimin e vendit, ne do e rrisim ekonominë në 5 %.

Duhet të hapim edhe një portë tjetër, portën e një administrate që të jetë për njerëzit dhe jo për partitë e pushtetit. Është e pamohueshme që sot nuk kemi një garë mes partive, por kemi një garë për të ardhmen. Sot në këtë betejë unë nuk ju kërkoj më shumë pushtet për veten.

Po të donim më shumë pushtet për veten e kishim gati. Mjaftonte që ta linim Lulin në çadër bashkë me udhëheqjen, dhe ne të prisnim 25 qershorin për të fituar njëqind e ca deputet.

Ne quhemi PS. Për ne nuk vjen e para partia, por Shqipëria. Ky është një kapitull i ri, ku të gjithë të marrin pjesë në zgjedhje, ku së bashku qeveria dhe opozita të mos e shajnë e mallkojnë më këtë vend në gjuhë të huaj.

Ne duam votën, nuk duam që të vini të bëheni anëtar të PS, nuk duam që të ndryshoni parti
”, tha Rama.

Edi Rama prezantoi këtë pasdite kandidatët e PS për deputetë në Roskovec, Mallakastër dhe Patos të Qarkut të Fierit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, sot konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, sot konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha