Astrit Patozi akuzoi Lulzim Bashën se nuk do garë brenda Partisë Demokratike, pasi sipas tij, ai e di që nëse futet në një garë të barabartë del humbës prej saj.
Patozi foli për kërcënime në adresë të tij dhe përçoi një mesazh për Lulzim Bashën.
“Ka një ndërmarrje prej 30 personash. I jap këshillë që nuk më impresionohem fare nga sulmet online me pagesë në adresën time dhe kolegëve të mi dhe për këtëkam prova. Unë nuk impresionohem nga këto, pasi në 3 të mëngjesit apo të drekës unë dal vetëm në rrugët e Tiranës. E pakëndshme që në partinë time ka një teknologji kundër nesh”, u shpreh Patozi.
Duke folur në Top Story me Sokol Ballën, Patozi e quajti farsë garën me Eduart Selamin, madje hodhi dyshime edhe në lidhje me kandidimin e këtij të fundit.
“Kandidati Selami duket se ka marrëveshje të heshtur me kryetarin e PD. Basha gjithmonë ka qenë në anën e tepsisë, unë kam qenë kundër”, tha ai.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
29.6%
-
Keq
49.6%
-
Nuk e di
20.9%
Vota total: 115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KFOR: Inspektimi i Urës së Ibrit u bë pa koordinimin tonë, u njoftuam disa orë para se të niste
8 Gusht, 22:52
-
Video bëhet virale, shikoni si reagon gomari pasi ‘shoku’ i tij rrëzohet teksa vrapon
8 Gusht, 22:41
-
Rama dhe Erdogan bisedë telefonike! Presidenti turk: Bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet! Shqipëria të punojë për eliminimin e organizatës FETO
8 Gusht, 22:20
-
Sëmundjet e zemrës, hapat që duhet të ndiqni për të parandaluar rrezikun
8 Gusht, 22:19
-
Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur
8 Gusht, 22:05
-
14.4 trilionë $ në duart e vetëm 3 mijë njerëzve në botë! Të taksojmë 'super të pasurit' është e mundur dhe më e nevojshme se kurrë
8 Gusht, 21:58
-
Ministri i Mbrojtjes në parkun arkeologjik të Finiqit: Biletaria dhe infrastruktura s’janë dëmtuar! Helikopteri frenoi përhapjen e flakëve në zonat e banuara
8 Gusht, 21:50
-
Largimi i legjendës: Pepe mbyll karrierën në moshën 41-vjeçare
8 Gusht, 21:48
-
Konfirmohet debati mes Trump dhe Harris! Dy kandidatët presidencialë bien dakord për datën 10 shtator
8 Gusht, 21:34
-
Zjarri në Finiq pranë Parkut Arkeologjik/ Studiuesi Jani Koçillari në Report Tv: Një nga sitet më të rëndësishme në Shqipëri pas Apollonisë dhe Bylisit
8 Gusht, 21:18
-
Mero Baze: Një rekomandim për të shmangur dëshpërimin e PD
8 Gusht, 21:15
-
Zjarri në Finiq, Report Tv në parkun arkeologjik, s’ka dëmtime të mëdha në monumente e sinjalistikë
8 Gusht, 21:05