Rama e ka kthyer në stradegji prezantimin listës së kandidatëve ku ka prezantuar Celibashin, Muçmatën, Pezën dhe Carën, një formë që Berisha e praktikoi në 2005 me KOP? Po maxhoranca ...?
Në radhë të parë duhet të sqaroj se s’ka një analogji me këtë që bën Rama sot me atë çka bëri PD në 2005 m KOP-in. Unë do të thoja që i ngjan shumë situatës kur presidentët e klubit të futbollit që ecin me idenë e blerjeve të lojtarëve e besojnë se mund të fitohet kampionati.
Në rast se presidentët e klubeve e bëjnë këtë me paratë e veta, Rama po abuzon me pronën private të kryetarit pasi ai tashmë e ka ktyer në pronë të tijën. Mos prisni që PD të bëjë të bëjë të njëjtën gjë.
Njerëzit që prezantohen nga Rama janë shokë lagjeje, gjetje personale e tij apo produkt i tij. Kjo është një mungesë respekti për ta. Edi Rama është dirigjenti por s’përfill forumet, që duhet të thonë fjalën e fundit.
Ju mendoni se s’janë lëvizje të gjetura....?
Ajo që vihet re në dukje të parë është se janë individë të përmendur apo të keqpërmendur. Nuk mund të thuash që janë fytyra të reja. Ajo që e bën diferencën është se ata do jenë pjesë e skuadrës së madhe e lojtarë periferikë.
Në Grupin Parlamentar që i prezanton Edi Rama ata e dinë që do ikin një ditë sepse s’janë vendosur nga forumet. Ne nuk impresionohemi nga prurjet e reja të Ramës e s’do ta imitojmë atë. Sigurisht që edhe PD do ketë prurje të reja.
Ju flisni për të penduarit e rinj apo kundërshtarët tuaj...?
Për kundërsharët e mi unë s’mund të bëj komente për kolegët e mi, që nesër do të jenë përballë meje. Në kohën e caktuar në vendin e caktuar ne do të bëjmë të ditur të renë.
PS si kandidatë përmende Celibashin, Muçmatën, biznesmenin Cara, dhe Pezën, ish kolegun tonë, përse thoni të keqpërdorur?
Kisha Rama parasysh kur fola dhe jo ata, por s’bëra komente për personazhet. S’është momenti e as dëshira ime. Janë keqpërdorur sepse janë prezantuar si miq apo shokë lagjeje pa ardhur nga forumet e partisë.
Konventa e PS ishte e vlerësueshme...?
Rama është një vlerë e shtuar për një politikan, prezantimi etj. Ai po u thotë shqiptarëve se këto janë zgjedhjet e mija, ai po përgatit njerëzit që dhe në pikë të hallit të mos e braktisin. Janë zgjedhje të tija personale.
A do të jetë Eduart Selami në listën e zgjedhjeve për deputet?
Tani listat që ju përmendet nuk kanë asnjë lidhje. Selami është një figurë historike. Është ish-kryetari i PD, me 90’ dhe ish- themeluesi i PD. Është një figurë e respektuar, politikan me integritet. Mos prisni prej meje gjëra që duhet ti thonë forumet
Selami do të jetë apo jo ?
Unë kam konsideratë maksimale për Eduard Selamin. Ju mos prisni që unë të jap një verdikt që s’më takon. Do ta mirëprisja por smë takon mua ta them.
Zoti Selami është i gatshëm për llogari të PD-së më 23 qershor?
Eduart Selami është një shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe herë pas here kthehet në vendin e tij. Ai është e vijon të jetë pjesë e PD, anëtar i Këshillit Kombëtar. Rama personazhet periferike i prezantoi si sjellje të mëdha. Është folur po ashtu përfshirja e znj.Ina Rama në listën e PS për deputete, ka shumë oferta ajo.
Dimë që Selami do të jetë një kandidat në Qarkun e Elbasanit ..?
Nuk më takon mua ta them.
Çfarë gjërash biseduat me Selamin?
Plot gjëra biseduam. Edhe për politikë, por dhe për çështje të tjera. Për kandidimin nuk diskutuam.
Do ta kandidonit?
Pse jo.
Komenti për Fylen?
Shumë nga ne besoj se biem dakord që ne jemi më shumë të interes se Fyle të jemi në BE. Ai është çek dhe vendi i tij më 2004 e ka realizuar ëndrrën kombëtare. Ne jemi deficitar. Tre ligjet nuk e pengojnë.
Fyle ka të gjithë të drejtën për të na sugjeruar por unë nuk i heq asnjë presje z.Fyle që kjo ditë të mos kishte ardhur kurrë, ti drejtohemi shqiptarëve për 3 minuta zgjidhim ligjet në Parlament nuk e duan referendumin. Sepse referendumi është një shpenzim energjish. Ai s’mund të bëhet para zgjedhjeve.
Ne vendosim të shkojmë në referendum në vjeshtën e vonë.
Betejën për korrupsionin, krimin, etj e keni humbur…?
Nuk ka pasur konsensus nga Rama, por armëpushime taktike të tij.
Unë konsideroj që ka pasur një beteje të vazhdueshme e tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ju thoni janë vrarë tre komisarë.
Do doja të ishte bërë më shumë por nuk pyetët në ditën që ne e morëm pushtetin, Shqipëria ishte banditët zotëronin pashallaqet, killerat më të mëdhenj të këtij vendi, u arrestuan dhe u goditën nga policia e shtetit.
Për partinë e Topit, keni bërë sondazh sa do vota do merrni..?
Kjo është një pyetje që bëhet shpesh, dhe përgjigja ime ka qenë e njëjtë e kam të vështirë që të flas për ëndrra politike, për dëshira apo numra të votuesve.
Mund të kemi një qeverisje dy polare?
Unë mendoj që dhe fundi i botës nuk mund të jetë. Të mendojmë një koalicion me PS? Dhe mund të vijë nëse vjen.
Shtypi ka aluduar të vetmin aleat Ndokën ?
Për sa kohë që partia nuk ka pëpiluar listën e vet, sigurisht e kam fare të pamundur të flas për aleatët. Kemi një marrëdhënie shumë luajale me aleatët as nuk i përgjërohemi e as u imponohemi. Kemi shtruar trenin e koalicioneve.
Ka premtim paraprak me Ndokën?
Besoj se këto janë thjesht thashetheme kafenesh, përsa kohë ne nuk kemi përpiluar listën.
Ka një farë pakënaqësie brenda strukturave të qeverisë?
Unë besoj se ne kemi një qeveri të motivuar.
A nuk jeni mërzitur dhe ju vetë për gati 8 vjet?
Nuk jemi mërzitur.
Ju keni 10 Helmut Kohlë...?
Një debat i hapur unë s’mendoj se duhet të jetë një kryeministër i përjetshëm.
Meta deklaroi se është i hapur për koalicion me Edi Ramën ?
S’kam dëgjuar një koalicion të tillë. Kjo është një dëshirë e re dhe e vjetër e Edi Ramës. Do hyjmë me LSI në zgjedhje. Unë kam këtë bindje, PD-LSI do jenë në koalicion bashkë pas zgjedhjeve pas 23 qershorit, para apo pas u takon palëve. Ne do jemi bashkë në koalicion që do vendoset para apo paszgjedhor.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)