Patozi kandidon përballë Bashës
dhe Selamit për kryetar të PD-së

Patozi kandidon përballë Bashës<br />dhe Selamit për kryetar të PD-së
Astrit Patozi ka shpallur kandidaturën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, por me disa kushte, kryesori është dorëheqja e Lulzim Bashës për një garë të drejtë dhe të barabartë dhe jo të qëndrojë i ngrirë.
 
Ish-nënkryetari i PD, pasi e cilëson përgjegjësin kryesor për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit, përpos dorëheqjes kërkoi që Basha të largohet nga selia e Partisë Demokratike bashkë me stafin deri në përfundim të procesit zgjedhor për të çliruar partinë.
 
Patozi kërkoi të shpallet nul vendimi i dy nënkryetarëve Edmond Spaho dhe Edi Paloka për t’i mbajtur zgjedhjet më 22 korrik, duke kërkuar kështu shtyrjen e tyre dhe jo të zhvillohen me shpejtësi, por të ketë më shumë kohë në dispozicion për analizë dhe fushatë.
 
Gjithashtu ai kërkon që të gjitha anëtarësimet e 2 muajve të fundit  të mos kenë të drejtën e votës në këto zgjedhje, ndërsa procesin ta marrë në dorë Sekretari i Përgjithshëm.
 
Kushtet e Astrit Patozit: Të largohet Basha, nul vendimi për zgjedhjet
Dorëheqje të menjëhershme dhe jo ngrirje të Lulzim Bashës. Të largohet së bashku me stafin nga selia. Të ngrihet një komisionin për auditimin e garës.
 
 Normalizimin statutor të procesit të garës, duke bërë nul veprimet e deritanishme jolegjitime, përmes vendimit të dy nënkryetarëve. Kryesia është i vetmi organ statutor që ka të drejtë të deklarojë garën dhe të garantojë barazinë në të. (neni 30, pika 2 e Statutit);
 
Sekretari i përgjithshëm të marrë në dorë databasen e anëtarësisë. Të gjitha anëtarësimet e 2 muajve të fundit  të mos kenë të drejtën e votës në këto zgjedhje.
 
Listat e zgjedhësve të mos tu jepen kandidatëve jo më vonë se 3 ditë para zgjedhjeve. Kohë të mjaftueshme për fushatë dhe analizën për humbjen e thellë.
 
Komisioni i organizimit duhet të kryesohet nga një prej sekretarëve funksionalë dhe duhet të ketë anëtarë në numër të barabartë nga çdo kandidat në garë
” deklaroi Patozi.

Patozi: Gati të punoj me Bashën për garë reale, jo farsë
Astrit Patozi u shpreh se është gati që të punojë me Lulzim Bashën për një garë të ndershme, por ai sipas tij duhet të dalë mbi ambiciet personale dhe të vendosë fatin dhe të ardhmen e Partisë Demokratike mbi interesat e tij të momentit.
 
Nëse nuk lejohet një garë e ndershme, sipas Patozit, çdo anëtari të Partisë Demokratike i lind e drejta të refuzojë dhe të mos lejojë me të gjitha mjetet demokratike një farsë elektorale.
 
Ftoj zotin Lulzim Basha që të dalë mbi ambiciet personale dhe të vendosë fatin dhe të ardhmen e Partisë Demokratike mbi interesat e tij të momentit. Jam gati të punoj me të për një garë reale që synon rimëkëmbjen e shpejtë të Partisë Demokratike.
 
Por, në rast se kërkesat tona të drejta për një garë reale nuk do të plotësohen, ai do te marrë të gjithë përgjegjësinë për hedhjen në erë të së vetmes mundësi për nxjerrjen nga kriza të Partisë Demokratike, për shkak të atij vetë.
 
Nëse kjo ndodh, çdo anëtari të Partisë Demokratike i lind e drejta të refuzojë dhe të mos lejojë me të gjitha mjetet demokratike një farsë elektorale, e cila synon grabitjen në tavoline të mandatit të kryetarit nga zoti Lulzim Basha
" tha ai.
 
Me Astrit Patozin shkon në pesë numri i kandidatëve për të marrë drejtimin e PD, pasi më herët përpos Bashës dhe Selamit kanë shpallur kandidaturat edhe Erion Piciri dhe Astrit Sinanaj.
 
Por gara pritet që të jetë të paktën deri tani mes tre emrave, Basha, Patozi dhe Selami. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre