Patozi: Marrëdhënia ime me PD
nuk varet nga humori i Bashës

Patozi: Marrëdhënia ime me PD<br />nuk varet nga humori i Bashës
TIRANE-Deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka lëshuar një deklaratë të fortë sot pas seancës plenare ku u bë zëvendësimi i një anëtari të komisionit të Vettingut dhe betimi i Avokatit të Popullit.

Pas seancës në një deklaratë për mediat, Patozi ka folur për praninë e tij në seancën e sotme duke e quajtur detyrim dhe normale.

“Kush mendon që kam ardhur sot për të dorëzuar testamentin politik e ka shumë gabim. Nuk kam pasur mëdyshje për të ardhur sot. Është respekt për ata që më kanë zgjedhur dhe detyrim për forcën politike që më ka kandiduar 3 herë. S’kam mëdyshje dhe do vijë sa herë të më kërkohet deri sa përfundoj mandatin tim”, tha ai.

Sipas tij, ai do të jetë nëe PD, edhe kur Basha të largohet.

“Kush mendon se marrëdhënia ime me PD varet nga humori i Lulzim Bashës e ka gabim, sepse Lulzim Basha më ka gjetur aty dhe do më lërë aty kur do largohet. Në fushatë jam pak më modest se herët e tjera për shkak të zgjedhjes së zotit Basha”, tha Patozi.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar