Patozi paralajmëron demokratët:
Merreni me qetësi se do nxehet ...!

Patozi paralajmëron demokratët:<br />Merreni me qetësi se do nxehet ...!<br>
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka ashpërsuar gjuhën ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha. I njohur si një ndër kritikët më të ashpër të Bashës, pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku PD doli me një rezultat katastrofik, Patozi vijon të sulmojë ashpër kryedemokratin.

Në një status në “Facebook”, ish-deputeti demokrat ka komentuar një foto të Bashës, ku shfaqet në sallën e Kuvendit, duke u takuar miqësisht me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Patozi iu bën thirrje demokratëve ta marrin me qetësi, kur kritikojnë kryeministrin Edi Rama, pasi tani do të nxehet Monika.

“MERRENI ME TË QETË... Merreni me të qetë, çuna dhe goca të PD-së, kur i thoni Edit të kthejë mbrapsht marrëveshjen me Ilirin për reformën territoriale, sepse ishte kundër Lulit! Jo se ajo ishte e mirë, por kam frikë se do të nxehet Monika dhe do të thotë që ishte më e keqe ajo e Lulit me Edin me 18 maj, kundër LSI-së”, shkruan Patozi.

patozi

(Postimi i Astrit Patozit në Facebook)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari