Patozi: Selami jo kandidat real
unë e shpartalloj Bashën

Patozi: Selami jo kandidat real<br />unë e shpartalloj Bashën
TIRANE-Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi shprehet se Eduart Selami nuk është kandidaturë e duhur dhe reale për PD.

“Selami nuk është kandidaturë reale. Nuk e konsideroj të tillë nga mënyra se si doli kandidatura. Unë e cilësoj një përpjekje, një marrëveshje mes Bashës dhe Selamit për të legjitimuar procesin”, ka deklaruar Patozi.

Patozi tha se gara ka nevojë për disa kushte dhe se Basha në shkelje të rëndë të statutit të PD-së, e hodhi në erë që ditën e parë procesin, pasi ai nuk i ka dhënë dorëheqjen. Por ai nuk e përjashtoi në mënyrë kategorike moskandidimin e tij, ai tha se nëse nuk del një emër tjetër përball Bashës do të dalë ai vetë.

“Në rast se dikush tjetër nuk  pranon të vihet në garë përball zotit Basha unë jam gati ta shpartalloj zotin Basha”, tha Patozi sot ne emisionin e Blendi Fevziut.

Ai ka shprehur kritika të ashpra për kreun e PD, Lulzim Basha.

Patozi deklaroi se një ndër arsyet që ai kandidon është se nuk do ti jepte kënaqësinë zotit Basha ku në një rast të një gare të mundshme, votat që kërkojnë largimin e tij të ndahen.

“Arsyeja e dytë e mos kandidimit tim është se unë nuk dua t’i jap kënaqësinë zotit Basha ku në një rast të një gare të mundshme, ku votat që kërkojnë largimin e tij të ndahen. Dhe e bëj publike këtu që do të mbështes çdo kandidat real që do të rivalizojë zotin Basha për ta rrëzuar. Atëherë unë kur deklaroj mbështetjen time nuk kam parasysh një emër sepse unë nuk mund të di. Topalli mund të ishte. Nuk e kam diskutuar këtë por kemi ndarë shqetësimin e përbashkët për atë që po ndodh në PD”, tha Patozi.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike