Patozi: Shqipëria si luledele
ku petalet ia këput Ilir Meta

Patozi: Shqipëria si luledele<br />ku petalet ia këput Ilir Meta
Partisë Demokratike duket se nuk i del inati lehtë me Ilir Metën.

Një ditë më parë kryetari demokrat, Lulzim Basha, u shpreh se Meta nuk mbajti fjalën kur tha se ishte i gatshëm të dorëzonte mandatet në funksion të zgjidhjes së krizës politike.
 
Sot është deputeti Astrit Patozi i cili thumbon Metën.
 
Ndërsa Ilir Meta heziton ende të firmosë vazhdimin e koalicionit me Edi Ramën për zgjedhjet e ardhshme, deputeti i PD-së, Astrit Patozi ironizon marrëdhënien e tyre, ndërsa Shqipërinë e krahason me testin klasik të luledeles.
 
Meta, sipas Patozit, këput lulet e kësaj luledele.

patozi
 (Postimi i Patozit në Facebook)

“...MË DO, S'MË DO?
...Kryesisht për shkak te Edi Ramës, Shqipëria sot më ngjason me atë testin klasik të luledeles, "më do, s'më do". Ku petalet i këput Ilir Meta dhe gjithë të tjerët mbajnë frymën, se cfarë do teprojë për ta në goditjen e fundit.
Më argëton shumë kjo lojë, sinqerisht, kur përfytyroj suspancën e palëve të interesuara, se si u ndryshon adrenalina nga dita e qametit, që ata mendojnë se po afrohet.
Por më dhimbset po kaq shumë atdheu, që ka mbërritur në këtë pikë...
", shkruan Patozi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Berisha thyen sërish masën e arrestit shtëpiak, pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova

Afera Partizani/ Berisha thyen sërish masën e arrestit shtëpiak, pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova