Patozi: 'Zgjedhorja' tryezë me bashkëfajtorë! Zgjidhja e krizës në dorë të Rudina Hajdarit...15 marsi, i 'zymtë'

TIRANË- Bashkëfajtorë të ulur në një tryezë...kështu i sheh kreu i partisë 'Bindja Demokratike', Astrit Patozi,  Damian Gjiknurin, Petrit Vasilin dhe Oerd Bylykbashin, të përzgjedhurit politik për Reformën Zgjedhore. Shpresat i ka tek Rudina Hajdari, të cilën e veçon si njeriun që nuk ka asnjë përgjegjësi për krizën, por edhe si personin e duhur për ta zgjidhur atë. Në studion e "Repolitix" në  Report Tv, Patozi shprehet se është i lumtur që nuk ishte pjesë e asaj tryeze, teksa bashkohet me grupin e Hajdarit që e sheh problemin te sistemi politik.

"Jam shumë i lumtur që nuk jam pjesë e asaj tryezë. Aty në pjesë dërrmuese janë ulur bashkëfajtorët. Formalisht nuk na takonte të ishim, se janë ulur parlamenti ekzistues dhe opozita jashtëparlamentare. Për sa kohë që është për ndryshime të thella në Shqipëri, e sistemit aktual që është e keqja kryesore, ne na përfaqëson dhe këtu e kam fjalën dhe për nga e majta dhe e djathta. Nuk kam asnjë kompleksi që të bashkojë me cilin do që ka këtë qasje. Jo, s'kam kontaktuar. Hap pas hapi do i shikojmë të gjitha format e bashkëpunimit me opozitën e re.

Tryezë e PD-PS që kanë dëshmitarë dhe opozitën parlamentare dhe dikush tjetër. Hajdari nuk ka përgjegjësi për krizën, por mund të shërbejë për të zgjidhur krizën dhe kriza zgjidhet nëse nga kjo tryezë del një produkt", tha Patozi.

Përballë gazetarit Denis Minga, Patozi shprehet skeptik sa i përket arritjes së një drafti final sa i përket 'Zgjedhores' brenda afatit të përcaktuar, 15 marsit. Nga ana tjetër, zgjidhjen nuk e sheh as tek implementimi i të gjithë rekomandimeve të OSBE-ODIHR, me argumentin se janë të pamjaftueshme për të zgjidhur krizën.

"Parashikimet i kam të zymta për 15 marsin, nuk shikoj asnjë shenjë dhe asnjë provë që kjo tryezë do ketë sukses. E kam fjalën Reformë të qenësishme, madje s'do e quaja as sukses kalimin me të gjithë numrat rekomandimet e OSBE-ODIHR. Unë mendoj që janë të pamjaftueshme se nuk zgjidhin hallin. Mos presim që të huajt të na tregojnë cili është sistemi më i përshtatshëm. Kam frikë se as ato nuk do i bëjmë dot se ka sinjale që PD depolitizimin e komisione e ka të vështirë ta pranojë", tha Patozi.

Me gjithë rezervat që ka për dy liderët politik të dy partive më të mëdha, Rama- Basha, Patozi flet me bindje se nuk ka një pakt të fshehtë mes tyre i materializuar në letër, por një marrëveshje të heshtur që vjen nga interesa të përbashkëta.

"Nuk ka marrëveshje mes tyre, por kanë interesa të përbashkëta. Basha është gati që ta rrëzojë Ramën nga pushteti dhe kur vjen puna te sistemi zgjedhor, që të ruaj partitë e mëdha, janë bashkë. Kjo është më e dëmshme se të kenë një marrëveshje, se ajo do ishte e përkohshme, një marrëveshje e pathënë ndoshta, i kushton më shumë Shqipërisë. Ka nisur në 2008 me Berishën dhe vijon me Bashën", tha Patozi, i cili u ndal të komentonte edhe lobimin rus. "Mendoj që PD-ja, sado rezerva të kem për Bashën, nuk ka përdorur paratë ruse dhe as me politikën ruse", përfundoi në studion e Report Tv, Patozi.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati Pjella Lushnjarit: 23/01/2020 18:22

    Patozëri hesapi ik more derdimen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja