Edhe deputeti socialist Paulin Sterkaj i ka dënuar sulmet e sotmne ndaj familjarëve të Saimir Tahirit dhe shefit të krimeve në Korçë.
 
“Kjo është vepër terroriste. Është sulmuar një zyrtar i larte i shtetit shqiptar. Për mua si deputet është si te jete sulmuar familja e gjithsecilit prej nesh. Unë i vihem ne dispozicion dhe mbrojtje z. Tahiri dhe kujtdo qe do përballej me këtë vepër terroriste, qofte i majte apo i djathte. Ndaj i bej thirrje krejt politikes te reagoje me pjekuri dhe profesionalizëm për këtë akt vandal i cili duhet dënuar.”- tha Sterkaj.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)