Paulo Futre: Mesi largohet nga
Barça vetëm për Realin e Madridit

Paulo Futre: Mesi largohet nga<br />Barça vetëm për Realin e Madridit
“Unë nuk mendoj që Mesi do të largohet nga Barcelona, por në qoftë se ai do të largohet, atëherë do të bëjë atë për t’u bashkuar me Real Madridin”, deklaroi portugezi, Paulo Futre.
 
Portugezi vazhdon më tej duke argumentuar edhe lëvizjen e mundshme të argjentinasit drejt “Bernabeut”. “Florentino Perez është në krye të Real Madridit dhe ata kanë burime financiare për të realizuar një transferim të tillë”.
 
Por një lëvizje e tillë do të ishte shumë fyese për gjithë tifozët e Barcelonës, për të cilët Mesi është një nga më të mirët e historisë së lavdishme. “Nënshkrimi i Mesit do të fyente jashtëzakonisht tifozët e Barcelonës sikur ka ndodhur në të kaluarën me Luis Figon” theksoi Futre.
 
Mesi ka një kontratë deri në qershor të vitit 2018 me Barcelonën, por në kontratën e tij ekziston një klauzolë lirimi 250 milionë euro.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole