Paulownia, ja pema e rrallë që
rritet e kultivohet në fshatin Bushat

Paulownia, ja pema e rrallë që<br />rritet e kultivohet në fshatin Bushat
Për 15 vite me radhë ka jetuar në Australi, teksa ka punuar kryesisht në plantacione të mëdha ku kultivohej një pemë e veçantë, e quajtuar Paulownia, e cila kultivohet e rritet natyrshëm në vendet me klimë tropikale.

Leon Jakaj nga zona e Bushatit në Shkodër ka vendosur që eksperiencën e fituar në Australinë e largët ta sjellë një vendlindjen e tij, ku ka ngritur një fermë të vogël për kultivimin e pemës së rrallë.

Paulownia, që njihet ndyrshe si “Druri i princeshës” ose “Druri i shpendit Phoenix”, është një dru me përmbajtje shumë të fortë dhe rritet shumë shpejt nese kultivohet në kushte optimale, teksa mund të kalojë lartësinë 20 m në 3 vjet, duke prodhuar një dru precioz për mobileri. 

Report Tv ishte në fshatin Bushat të Shkodrës për të parë nga afër fermën e Leon Jakajt, që na pohon se vendi ynë ka klimë të përshtatshme për kultivimin e kësaj peme, e cila sipas tij sjell benefite për kultivuesin por edhe mjedisin.

pema

Në fermwn e tij në fshatin Oblikë të Shkodrës janë të mbjella të paktën 100 pemë Paulownia, teksa Jakaj ndalet tek përdorimi që gjen druri i përftuar nga kjo pemë.

“Paulonia sot ka një përdorim shumë të madh në të gjitha industritë, qoftë në industrinë e instrumenteve muzikorë. Pra dua të them që është një dru tepër special pasi instrumentat  muzikorë nuk mund të bëhen me çdo lloj druri. Ose veshje e avionit sepse nga specifika e tij ky është një dru që thahet shumë shpejt, është shumë i lehtë dhe shumë i punueshëm, merr forma nga më të ndryshmet”, shpjegon ai

Por cilat janë arsyet që fermerët po i kthejnë sytë nga kultivimi i pemës Paulownia?

“Ka një rritje shumë të shpejtë. Ne bëjmë fjalë për 5, 6 vjet,7 vjet që të arrijë përmasa të tilla dhe kjo është ajo që e bën biznesin të mundshëm dhe me interesa për të gjithë. Por gjëja kryesore që unë e shoh në aspektin kryesor se nuk është vetëm fitimi. Unë e kam përmend edhe në intervista të tjera. Kjo ka një zhvillim shumë të shpejtë dhe si rezultat i zhvillimit të saj, fotosinteza e saj pastron ajrin shumë më tepër se çdo bimë tjetër”, thotë Leon Jakaj.

paulonia
 
Ndërkohë Report Tv ishte dhe në edhe fshatin Shtoj, ku Jakaj ruan fidanët e kësaj peme. Ai shton se fermerë nga i gjithë vendit gjithnjë e më shumë po vijnë për të blerë këtë fidan.

Paulownia fazën e saj të rritjes dhe zhvillimit e ka vetëm 7-8 vite. Pema ka diametër 50 -60 cm dhe një lartësi që varion nga 10 në 20 metër. Sistemi rrënjësor i thellë i pemës Paulownia  jep mundësinë e rigjenerimit të tokave të degraduara, ndërsa kjo pemë mund të mbillet në çdo lloj terreni edhe pse s’ka qenë kurrë e mbjellë më parë.
 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë