Pavarësia, poezia e Petro
Markos për Ismail Qemalin
Mes krijimtarisë letrare të Petro Markos gjendet edhe një poezi kushtuar Ismail Qemalit. Një poezi e cila është botuar për herë të parë në vitin 1932, me rastin e 20 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në faqet e “Ora”.
TIRANE – Mes krijimtarisë letrare të Petro Markos gjendet edhe një poezi kushtuar Ismail Qemalit. Një poezi e cila është botuar për herë të parë në vitin 1932, me rastin e 20 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në faqet e “Ora”.
Më pas poezia e Petro Markos është ribotuar edhe një herë tjetër, 30 vjet më vonë, me rastin e 50 vjetorit të Pavarësisë, në vitin 1962, në “Vlora Vlora!”, Almanak Letrar Nr. 4. Nga kjo e fundit është marrë edhe kjo faksimile që shikoni në fund të faqes.
Në këtë 100 vjetor, ne të Shqiptarja.com do të dëshironim të vazhdonim këtë traditë, ndaj dhe risjellim këtu poezinë e Petro Markos, me dëshirën që ajo të kthehet gati në një himn përvjetoresh të pavarësisë shqiptare.
ISMAIL QEMALIT(Sonet)
FATOS, burimi që çele po shtohet,
Dhe nuk do shterret jo, bota t’humbasë!
Sa zëri i qiellit – fundi! – të bërtasë
-Drita e djellit mbi dhe të pushohet!-
Vepra e jote, përdita ndriçohet!
Po ti o Burrë, na ike pa gas,
Na le përjetë, po ti le pas
Lirinë, Lirinë që Kombi lëvdohet.
Heshtur ti prehesh mestuar në varr,
Dhe shqipja e lirë flutron si e marrë,
Vërtitet nga brigjet në fush’ e në mal,
Zëmrat shqiptare përvlohen si zjarr!
Pa digjet dhe Vlora, djepi ku u shpall
Idea jot’ e shënjt’ o Ismail Qemal!
“Ora” 1932
![poezia petro markos per islamil qemalin](http://www.shqiptarja.com/foto/53813.jpg)
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.1%
-
Pak
40.7%
-
Aspak
33.3%
Vota total: 1470
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Lista të hapura vetëm për PS-në', Zaloshnja tregon mandatet e sigurta për dy partitë e mëdha: Në PD 'luftë' vetëm për 3 vende
28 Korrik, 07:48
-
PS mbledh sot Kongresin! Prezantohet platforma e re për përzgjedhjen e deputetëve për zgjedhjet e 2025! Votohet Asambleja e re
28 Korrik, 07:33
-
Gati për të përballuar çdo sfidë, por kujdes me paratë ... Çfarë thonë yjet për ju sot
28 Korrik, 07:13
-
Shkodër/ digjen 2 makina, tritol, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese (ERMAT)
28 Korrik, 07:05
-
Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza
27 Korrik, 23:04
-
Sherr me thika mes dy të rinjve në Pogradec, një i plagosur! Arrestohet 24-vjeçari
27 Korrik, 22:41
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik, 22:36
-
'Më kapi për fyti ...', shqiptarja denoncon ish-bashkëshortin grek në polici
27 Korrik, 22:35
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik, 22:30
-
Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë
27 Korrik, 22:13
-
Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron
27 Korrik, 22:02
-
A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
27 Korrik, 21:55