Analistët në Kosovë thonë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë menjëherë pas formimit të institucioneve të reja. Ata vlerësojnë se në këtë proces është e rëndësishme që marrëveshjet e arritura të zbatohen. Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga partitë politike opozitare, në rast të formimit të qeverisë nga ana e tyre, që të ndërpresin dialogun me Serbinë.
“Dialogu do të vazhdojë, pavarësisht se kush do ta ndërtojë qeverinë e re. Madje, liderët e koalicionit opozitar kanë deklaruar se do ta vazhdojnë dialogun”, thotë Analisti Halil Matoshi.
Edhe analisti tjetër politik, Imer Mushkolaj, mendon se vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beogradi është i domosdoshëm. Më herët gjatë javës, zëvendëskryeministrja në detyrë, Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, ka pasur takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Siç është bërë e ditur nga kabineti i Tahirit në agjendën e këtyre takimeve ka qenë analizimi i zbatimin të marrëveshjeve të dialogut të Brukselit.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

(g.f/shqiptarja.com)