TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj opozitës që e akuzon se po anashkalon Vlorën nga festimet për 100 vjetorin e pavarësisë, duke i quajtur ato “mashtrime të bazuara në provincializma hoxhiste”.
"Prej disa ditësh eksponentë të opozitës dhe media të kontrolluara prej tyre, me një qëndrim primitiv dhe për të mbjellë përçarje, trillojnë për kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë”, thuhet në një deklaratë të shkurtër për shtyp të zëdhënëses së Berishës, Erla Mehilli.
Lidhur me pretendimet e opozitës se Kryeministri po ngre disa figura historike në dëm të disa të tjerave si Ismail Qemali, Kryeministri thotë se janë “qesharake dhe kryekëput mashtrime të bazuara në provincializma hoxhiste”.
Qeveria ende nuk e ka bërë publike axhendën e festimeve të 100 vjetorit, sidomos përsa i përket datës 28 nëntor, por deklarata e zëdhënëses së Kryeministrit e cilëson atë “ndër më të studiuarat dhe nuk përjashton Vlorën dhe asnjë qytet tjetër të trojeve shqiptare. Kjo axhendë parashikon jo uljen e figurës së themeluesit të Pavarësisë por lartësimin e saj me vendosjen për herë të parë në histori të shtatores së Ismail Qemalit në kryeqytetin e vendit, Tiranë", përfundon deklarata.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com