TIRANË – Komiteti shtetëror për 100 vjetorin e Pavarësisë është mbledhur sot për përzgjedhjen e monumentit, i cili do të vendoset në Tiranë si simbol i këtij përvjetori.

Boceti me autorë artistin kosovar Visar Obrija dhe atij gjerman Kai Roman Kiklas, sipas të gjitha gjasave do te jete dhe monumenti qe shqiptaret do te kenë këtë 100 vjetor te pavarësisë. Komiteti ndërministror ka mbështetut këtë projekt si më të mirin.
Kryeministri Berisha deklaroi se është bërë punë e mirë për përzgjedhjen e 5 modeleve më të mira mes 73 të tillave të paraqitura nga artistë shqiptarë por edhe të huaj.

“Falenderoj artistët dhe të gjithë ata që morën pjesë në garë e që paraqitën vepra të mrekullueshme dhe e bën zgjedhjen të vështirë. Uroj që bashkia e Tiranës të përzgjedhë prej tyre, vepra që i shtojnë shumë vlerat dhe që mungojnë në kryeqytet”, tha kryeministri.

Më tej ai deklaroi se boceti fitues duhet të ketë simbol shqiponjën.
“Bijtë e shqipes do ta duan shqiponjën diku, po le t’ja lëmë kryetarit të Bashkisë të hapë një konkurs për të ngritur një shqiponjë, që të bëhet simbol i Tiranës. Ai që ishte para tij nuk ngriti asgjë, shpërndau një kartolinë në fund të mandatit”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se gjithsesi do të jetë kryebashkiaku Basha, i cili do të thotë fjalën e fundit për projektin fitues.

“Rama shpërndau një kartolinë, sepse është Dadaist në politikë.
Idhulli i tij është Carl Liblet, i cili ka qenë dadist, por që Rama ia deformoi mesazhin”, tha Berisha.

BOCETI ME I MIRE
Më tej, ministri i kulturës, Aldo Bumçi në emër të jurisë që ka punuar me konkursin ku prezantuar 5 bocetet fituese, mes punimeve të paraqitura nga 66 artistë. Sipas pikëve të marra nga juria, boceti me pikët maksimale është ai i artistit nga Kosova,  Visa Obrija  dhe gjermani Kai Roman Kiklas. me 31 pikë. Ky projekt paraqet fortifikimin e një vendi të mbyllur, i cili hapet dhe nga mënyra se si do vendoset do lejojë qytetarët të kalojnë nëpër të. Brenda monumentit me lazer do jëtë e shkruar deklarata e pavarësisë. Materiali, thith energjinë gjatë ditës dhe gjatë natës sigurgon vetëndriçim. Ai do zerë një sipërfaqe prej 4 metrash.
Sipas Buçmit I dyti renditet boceti i skulporit Thoma Thomai dhe i pesti ai i Blerta Xhomos dhe Ilirjan Shimës.

Komiteti për 100-vjetorin e Pavarësisë miratoi 3 posterat që do të përdoren gjatë këtij viti jubilar.Gjithashtu logo është lënë e lirë që të përdoret nga shoqata të ndryshme nëpër aktivitetet kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë.

(aq/shqiptarja.com)