Pavarësia e Greqisë në Korçë
Papulias: Ruani identitetin

KORÇE- Në Korçë festohet sot 192 vjetori i pavarësisë së Greqisë, ndërkohë që sot nga Athina presidenti grek Karolos Papoulias përcolli mesazhin për të gjithë grekët në diasporë të kujtojnë ditën e pavarësisë së Greqisë më 25 mars, dhe betejën e grekëve për lirimin e tyre nga pushtimi 400 vjeçar pa hequr dorë nga identiteti, kultura dhe gjuha.

Përfaqësues të konsullatës greke, vetë konsulli grek, Janis Peliotis, ambasadori grek Leonidas C. Rokanas kanë qenë të pranishëm në një sërë aktivitetesh që u organizuan sot në qytet dhe pritet të vazhdojnë edhe në orët e pasdites.

Të pranishëm ishin dhe përfaqësues të minoritetit, drejtuesi i organizatës OMONIA, Vasil Bollano si dhe kreu i PBDNJ-së. Festa nisi në katedralen e qytetit të Korçës “Ngjallja e krishtit” ku u mbajt një meshë. Aktivitetet u zhvendosën në muzeun kombëtar si dhe vizituan shkollën greke Omiros. Aktivitetet do të vazhdojnë pasditen e sotme me një koktei që do të organizohet sot pasdite nga Omonia.

MESAZHI I PAPULIAS
Më 25 mars mesazhi mbetet ende i gjallë dhe koherent. Në vitin 1821 ne kemi luftuar në mënyrë që Greqia të bëhet një shtet i lirë dhe i pavarur. Sot, me rezistencën patriotike, ne duhet të përkushtohemi për riorganizimin e shtetit tonë, për të mbrojtur të drejtat demokratike, për të mbështetur interest e të gjithë helenizmit dhe për të stabilizuar pozitën e Greqisë në BE. Solidariteti dhe përkushtimi juaj- kudo që ndodheni, nxitës të vlerave dhe idealeve tona në vendin tuaj të ri- mendimet dhe veprimet tuaja për një Greqi stabël, i japin forcë popullit tonë për të marrë veten nga kriza.”. Ai shton se megjithë vështirësitë, Greqia do të mbetet në këmbë."- tha Papoulias.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve