1739783420_tt.JPG

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka uruar ditën e sotme 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i uron Kosovës mbarësi, ndërsa ka ndarë edhe një video ku shihen dy parashuta që fluturojnë afër njëra-tjetrës, ku njëra mbanë flamurin e Kosovës dhe tjetra me atë të Shqipërisë. 

‘Gëzuar pavarësinë Kosovë e dashur. Paç gjithmonë mbarësi’, shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!