Fëmijë dhe të rritur ndoqën pasditen e kësaj të hëne një koncert të veçantë në Teatrin e Kukullave, në kuadër të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Valle e këngë, ndërthurur me etyde të vogla të interpretuara nga artistët e vegjël të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë ishin pjesë e koncertit me 17 numra specialë, të mbajtur këtë të hënë në Teatrin e Kukullave me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Është një koncert i përgatitur nga fëmijët e kursit të kantos dhe të muzikës, pra instrumenteve dhe fëmijët e kursit të baletit. Vallet javë valle tradicionale shqiptare dhe të Kosovës dhe etydet janë përgatitur nga mësuesja e dramës, e cila është marrë edhe me organizimin e gjithë skaletës së programit”, tha Melsi Qirici, drejtuese e QKKF
![]()
Kjo nuk është hera e parë që Qendra e Kulturës për Fëmijë vjen me një koncert për Pavarësinë e Kosovës, por, për herë të parë ky koncert ngjitet në Teatrin e Kukullave, ku tashmë mbahen gjithë koncertet e qendrës.
Aktiviteti erdhi nën kujdesin e regjisores Klaudia Hila në bashkëpunim me përgjegjësin e Qendrës Kulturore për Fëmijë, Fatjon Sulstarova.
Xh.K/B.G/Shqiptarja.comKomente

