Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka shpërndarë disa pamje nga punimet në kantierin e godinës së re të Qendrës Kombëtare të Kulturës për fëmijë
Përmes një postimi në rrjetet sociale Gonxhja shprehet se ky është një nga investimet më të rëndësishme për artin e edukimin e fëmijëve.
“Drejt përfundimit, një prej projekteve më komplekse, të një prej investimeve më të rëndësishme për artin, edukimin dhe krijimtarinë e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri”, shkruan Gonxhja.
Ministri thekson se godina e re e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, tek Garda, po merr formë çdo ditë, duke u shndërruar në një hapësirë moderne, multifunksionale dhe të pajisur me teknologjitë më bashkëkohore për artet skenike.
“Me mbi 7,000 m² hapësira funksionale, skenë të dyfishtë të lëvizshme, amfiteatër të hapur, studio krijuese dhe punishte profesionale, kjo qendër do të jetë një shtëpi e re për talentin, imagjinatën dhe zhvillimin artistik të brezave të rinj”, përfundon Gonxhja.
Komente







