Pavarësia e Radiotelevizionit 
publik shqetëson edhe OSBE-në

Pavarësia e Radiotelevizionit <br />publik shqetëson edhe OSBE-në
TIRANË - Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, deklaroi se transmetuesi publik duhet të shndërrohet në një stacion të besueshëm e të paanshëm, që mund t’i shërbejë vërtet interesit publik. Duke qenë se media në Shqipëri është nën presion dhe e manipuluar nga interest politike dhe ato të biznesit, gazetarët e kanë të vështirë të jenë të paanshëm në një mjedis, ku ka fare pak mbrojtje në punë si dhe ku dhënia e pagave të merituara është problematike.

Kjo vlen edhe për një prej operatorëve mediatikë më të spikatur, transmetuesin public shqiptar, RTSH-në, që është përpjekur prej vitesh të shndërrohet në një stacion të besueshëm dhe profesional, por nuk ka qenë në gjendje as që të zgjedhë Drejtorin e tij të Përgjithshëm.
Florian Raunig, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, thotë që kjo ka rënduar situatën, ku RTSH-ja përballet me vështirësi të mëdha në përmbushjen e rolit të tij në shërbim të publikut, për ofrimin e informacionit të besueshëm e të paanshëm, programeve educative dhe argëtimit cilësor.

“Vullnetipolitik – dhe përkushtimi ndaj cilësisë dhe pavarësisë së medias – është një parakusht për transformim të suksesshëm. Fatkeqësisht, ka pasur vonesa serioze në këtë proces. Ky është edhe rasti i moszgjedhjes, tanimë për një kohë të gjatë, të një Drejtori të Përgjithshëm të paanshëm dhe profesionist”, u shpreh Raunig.

Bordi prej 11 anëtarësh i transmetuesit publik shqiptar, i zgjedhur nga deputetët në muajin maj të vitit të kaluar, ka dështuar në disa përpjekje për të zgjedhur një drejtor të ri të përgjithshëm, pasi ligji për median, i miratuar në vitin 2013, kërkonte që një kandidati i duhen shtatë vota për t’u zgjedhur. Gjashtë prej anëtarëve të bordit zgjidhen nga shumica e majtë në parlament dhe pesë nga opozita e djathtë dhe votat për kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm janë ndarë sipas vijave politike, duke e lënë RTSH-në pa drejtor.

Kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se, nëse drejtori i ri nuk zgjidhej deri në fund të muajit janar, atëherë ligji për median do të ndryshohet për të lejuar që drejtori i ri të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Në fakt, ligji u ndryshua, por ende nuk është zgjedhur drejtuesi. I pyetur për idenë e Ramës, Raunig tha se paanshmëria e drejtorit të ri është më e rëndësishme se sa mekanizmi me të cilin do të zgjidhet.

“Më e rëndësishmja është që të garantohen kualifikimet profesionale dhe paanshmëria e drejtorit të ri të RTSH-së. Kushdoqë do të zgjidhet në këtë post duhet të dëshmojë competence profesionale, integritet personal dhe përkushtim të forte për të mbështetur shndërrimin e RTSH-së në një transmetues vërtet publik", tha ai.

Progres-raporti i fundit i Komisionit Evropian për Shqipërinë, i publikuar në tetor 2015, shprehet se “media vijoi të përdoret si mjet për të promovuar interesa politike dhe private” në vend dhe gazetarët punojnë pa kontrata pune, ose me kontrata, që mund të zgjidhen në mënyrë arbitrare. Edhe OSBE-ja është shprehur hapur për problemet, me të cilat përballen gazetarët, si edhe për mjedisin e dobët mediatik në Shqipëri.

Gjatë vizitës së saj të fundit në Shqipëri, në maj 2015, Dunja Mijatoviç, përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, u bëri thirrje politikanëve dhe pronarëve të bizneseve që t'i japin fund manipulimit të medias dhe “t’i lënë gazetarët dhe profesionistët të bëjnë punën e tyre me profesionalizëm dhe pavarësi, në të mire të publikut shqiptar”.

Raunig tha se shumë gazetarë janë të pambrojtur, jo vetëm kundrejt punëdhënësve të tyre, por edhe ndaj presioneve tëjashtme. “Duket se ekziston një praktikë e përhapur në Shqipëri e dobësimit të pavarësisë profesionale të gazetarëve, duke i mbajtur të varur nga punëdhënësit e tyre, në kundërshtim me dispozitat ligjore. Kjo shpesh merr formën e punësimit të paligjshëm, apo të vonesave në dhënien e pagave apo honorareve”, tha ai.

logo observatori per arkiv*) Ky shkrim është përgatitur në bashkëpunim me Osservatorio
Balcani e Caucaso për Qendrën Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF),
bashkëfi nancuar nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e shkrimit është përgjegjësi
vetëm e Shqiptarja.com dhe nuk mund të pretendohet  në asnjë mënyrë se
pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.




Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres