Pavarësia e Skocisë, May: Nuk është
momenti i duhur për referendum

Pavarësia e Skocisë, May: Nuk është<br />momenti i duhur për referendum
ANGLI-Kryeministja britanike, Theresa May është shprehur se nuk është momenti i duhur për të organizuar një referendum për pavarësinë e Skocisë.
 
Kërkesa për një referendum në Skoci është bërë  më herët gjatë këtij muaji nga kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon.
 
“Nuk është momenti i duhur. Gjithë energjia jonë duhet të jetë e përqëndruar në negociatat me Bashkimin Evropian për të garantuar arritjen e marrëveshjes më të mirë të mundshme për gjithë Britaninë e Madhe ”, është shprehur May gjatë një interviste në BBC pasi është pyetur për projektin e Sturgeon për organizimin e një referendumi në fund të 2018 ose në fillim të 2019.
 
Tashmë kryeministrja britanike është shumë pranë aktivizimit të nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, i cili do të fillojë zyrtarisht edhe procesin e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
 
Redaksia Online
D.T?Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj