TIRANË - Artisti i mirënjohur Sali Shijaku është një prej 81 konkurentëve, të cilët garojnë për realizimin e monumentit – simbol në 100 vjetorin e Pavarësisë, Ai ka paraqitur përpara komitetit përkatës dhe opinionit publik bocetin e tij: Figurën e një gruaje me krahët e hapur si shqiponjë, e pozicionuar mbi një shkëmb.

Kjo skicë është realizuar nga vetë piktori e skulptori që në vitin 1981. Ajo ishte menduar të vendosej pikërisht në vendin ku 4 vjet më pas u vendos busti i Enver Hoxhës.
Por, tanimë, skica është jetësuar nga grupi me të cilën Shijaku po punon për veprën, e cila që prej fillimit të muajit mars qëndron bashkë me bocetet e tjerë në Galerinë Kombëtrare të Arteve.

(aq/shqiptarja.com)