Pavarësisht teknologjisë zanati i reziston kohës, këpucari Kulari: Puna e dorës nuk të le pa bukë

Pavarësisht se kohët e fundit ka pasur një shtim të shkollave profesionale, në Shqipëri zanatet e artizanëve sa vijnë e ulën. Report tv ka zhvilluar një intervistë më një zanatçi të vjetër në qytetin e Fierit, ai është Vasil Kulari i cili ka prej 40 vitesh ushtron profesionin e këpucarit.

Ndër të tjera Kulari shprehet optimist për punën e tij, sipas tij pavarësisht daljes së teknologjisë puna e dorë nuk zhvlerësohet asnjëherë.

Vasil Kulari thot se këtë profesion e ka të trashëguar nga babi i tij i cili tashmë është 82 vjeç, por që edhe në një mosh të madhe ai nuk nguron të dal për të punuar. Sipa Vasilit ka shumë të rinjë të cilët enden rrugëve dhe nuk tregojnë interes për të marrë një zanat. Sikur qeveria të ofronte politika të nxitjes së punës së dorës mbase mund të ketë edhe një interesim më të madh.

Puna e dorës për shumë njerëz është gjetja më e mirë pasi çdo gjë është në vartësin tënde dhe koha përcaktohet nga vet ju, pa pasur nevojë për të caktuar një orar nga të tjerët. Zanti i këpucarit në familjen Kulari për pak kohë mbush një shekull, por që frika e të mëdhenjve është që zanati po shkon drejt shuarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen