U filmua teksa bënte pazare për të këmbyer 200 gr kokainë për larjen e një borxhi, Gjykata e Krimeve të Rënda cakton ‘arrest me burg’ në mungesë për Julian Balliun.
/Shqiptarja.com
Balliu është efektivi policisë në komisariatin e Rrugores, ndërsa së bashku me masën ndaj tij ‘arrest me burg’ në mungesë është vendosur dhe për Amerild Tufën, djalin e një zyrtari policie.
Hetimet ndaj tyre nisën pas pamjeve në media ndërsa Balliu është përfshirë dhe më parë në dyshimet për një trafik kanabisi nga Durrësi drejt Italisë, drogë prej 2.5 tonë e kapur në Ankona të Italisë.
Ndërkohë, ai është pezulluar nga detyra dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se ka ikur ilegalisht jashtë vendit sapo u publikuan pamjet filmike ku ai bënte sekserin në këmbim të drogës.
d.c./shqiptarja.com










