TIRANE- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut shpreh ngushëllimet familjes Tota në Sukth të Durrësit për humbjen e djalit të tyre.
“Jemi sa të prekur aq edhe të shokuar për këtë ngjarje tepër të rëndë që për mënyrën, vendin, rrethanat sesi ndodhi, ngarkon me përgjegjësi të rëndë shoqërinë e institucionet e saj. Ajo duhet të shoqërohet jo vetëm me zbulimin por edhe me kurimin e shkaqeve pse ndodhin ngjarje të tilla, me marrjen e masave urgjente:
- Për rritjen e garantimin e sigurisë në shkolla
- Për forcimin ligjor e ndëshkimin më të ashpër të armëmbajtjes pa leje, ashtu si dhe për kontroll të vazhdueshëm e për fushata sensibilizuese të dorëzimit e grumbullimit të armëve pa leje.”- thuhet në njoftimin e saj për shtyp.
Sipas kësaj partie, dhimbja e kësaj ngjarjeje tragjike ka prekur sot çdo familje brenda dhe jashtë vendit, përveç ngushëllimit, solidaritetit e mbështetjes ajo kërkon edhe reflektim Politik,Institucional e Shoqëror.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com