PD, 11 kundërshtarët e Bashës
surprizë 20 abstenuesit
Collaku: Ne shumica që abstenuam

PD, 11 kundërshtarët e Bashës<br />surprizë 20 abstenuesit<br />Collaku: Ne shumica që abstenuam
TIRANË-Mbledhja e djeshme e kryesisë së Partisë Demokratike  u përfshi nga replika për zyrtarizimin e kandidaturave për kreun e PD dhe komisionin e organizimit të zgjedhjeve të brendshme të partisë.

Në mbledhjen e drejtuar nga Edi Paloka votuan kundër kandidaturës së Bashës 11 anëtarë të Kryesisë.

Ndër emrat që spikatën ishin Arben Imami, Tomorr Alizoti, Majlinda Bregu, Belind Këllici, Suzana Guxholli,  Gent Malko, Arben Skenderi, Endira Bushati, Valbona Mezini, Jamarbër Malltezi, Sheferedin Shehu ndërsa munguan Genc Ruli, Ridvan Bode e Jorida Tabaku.

Votuan kunder Bashes

Zana Guxholli

Majlinda Bregu

Valbona Mezini

Arben Imami

Tomorr Alizoti

Arben Skënderi

Endira Bushati

Belind Këlliçi

Gent Malko

Sherefedin Shehu

Jamarbër Malltezi

Pro Bashës votuan vetëm 14 anëtarë të Kryesisë.

Abstenim votuan 20, mes të cilëve, Arben Ristani, Fatbardh Kadilli, Enno Bozdo e Kreshnik Collaku.

Një prej anëtarëve të Kryesisë së PD, Kreshnik Collaku u shpreh sot në emër të atyre që abstenuan.

Sipas Collakut, grupi i abstenimit u krijua në mënyre të natyrshme, të paorganizuar dhe surprizë.

Ne, shumica qe abstenoi.

Nga Kreshnik Collaku

Te dashur miq !
Në situaten e krijuar, ndjej detyrim te sqaroj qendrimin tim mbreme ne mbledhjen e kryesise se PD.
Mbledhja e mbremshme mund te ishte nder me te tensionuarat ne historine e kesaj partie,mund te ishte nder mbledhjet me te ashpra,  me te shthurura.
Por nuk ndodhi.
Ishte nje mbledhje me debate te forta por nje mbledhje me dinjitet.
Dhe ky eshte lajmi i mire.
Ne kryesi te PD, ne menyre te organizuar apo jo u krijuan tre grupe.
Nje pale, ne mbeshtetje pa asnje verejtje te kryekandidatit (14) ,
pala tjeter ne kundershtim te pakompromis te kryekandidatit (11).
Njera pale e mbeshtet symbyllur,
pala tjeter e sulmon symbyllur.
Ne kryesi te PD mbreme , ne menyre te natyrshme,te paorganizuar dhe si surprize, u krijua nje grup tjeter (20).
Ata qe donin debat por pa lincime ,ata qe donin gare por jo strategji bllokuese,ata  qe refuzonin te konsideronin te shihnin betejen si mes heronjve dhe tradhetareve,ata qe therrisnin per arsye,ata qe therrisnin drejt bashkimit e jo percarjes,ata qe kerkonin korrigjime te gabimeve dhe jo nxitje te tyre.
Ata qe refuzuan perdorimin jo parimor te Parimeve.
Ky grup ruajti stabilitetin,dhe shmangu bllokimin ose perplasjen qe rrezikohej nga syte e mbyllur te  dy te pareve.
Ky grup rezultoi me i madhi.
Ishim Ne ,Shumica qe Abstenoi. 

​Zëdhënësja e PD: E vërteta e ‘abstenuesve’ mbrëmë në Kryesi
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i quan Fake News shifrat e raportuara në media për rezultatin e votimit mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë.
 
Mbledhja e organit më të lartë vendimmarrës i PD zgjati mbi dy orë dhe u shoqërua nga debate të ashpra mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të Lulzim Bashës.
 
Grupi anti-Basha propozoi dy amendamente për bërjen e analizës së humbjes së 25 qershorit dhe shtyrjen e zgjedhjeve për kryetarin e partisë.
 
Propozimet u rrëzuan me shumicë votash, ndërsa në media u raportua për 20 abstenim për këtë çështje, 11 pro dhe 14 kundër. Këto shifra u konfirmuan gjatë kësaj të marte edhe nga kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme, Kreshnik Çollaku.
 
Amendamenti u propozua nga kreu i Departamentit për Pronat, Genc Malko, i njohur si përfaqësues i grupit anti-Basha.
 
Ndërkohë, zëdhënësja e PD jep një tablo krejt tjetër të asaj se çfarë ka ndodhur mbrëmë gjatë votimit në Kryesinë e PD.
 
Sipas saj, kanë qenë 24 vota kundër amendamentit të grupit anti-Basha, 11 kanë shkuar pro dhe 10 abstenime.     
 
Votimi në kryesinë e PD sipas Zhupës:

 
Kundër propozimit të z.Malko – 24 vota

Pro propozimit – 11 vota

Abstenime – 10 vota

Postimi i plotë në Facebook:
FAKE NEËS MBI VOTIMIN NË KRYESINË E PD
Më vjen shumë keq kur shikoj të përhapur një lajm fallso që nuk e kuptoj dot nga e ka burimin. Ndjej si detyrë të informoj se dje në mbledhjen e kryesisë, pjesë e të cilës jam edhe unë kemi zhvilluar disa votime.
Votimi i parë dhe ai që është përhapur si FAKE NEËS ishte propozimi i anëtarit të kryesisë Gent Malko i bërë edhe publik. Ky propozim u hodh në votim nga treshja drejtuese e kryesisë.
Në këtë votim rezultati ishte:
24 Kunder propozimit te Z. Malko
11 Pro propozimit të Z. Malko
10 Abstenime
Pa dashur të bëj publike emrat e anëtarëve dhe votën se nuk është detyra ime, desha të bëj me dije që çdo lajm që flet për rezultat abstenues është i pavërtetë.
Interpretimet e këtij rezultati të vërtetë po ja lë gjithsecilit ti bëj.
Një gjë është e sigurt PD sapo ka hapur një garë, e cila duhet të na forcojë, të na bashkoj dhe të na japi mundësi të ecim përpara. Fituesin e përcakton anëtarësia e partisë sipas parimit: Një anëtar, një votë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre